Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2026, 10:30

Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike

Nga SCAN TV

Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike

Drejtoria e Antikontrabandës, njofton se në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregëtimit pa autorizimet parkatëse.

Sipas njoftimit organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregëtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me se është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme, garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që kryen shkelje të Kodit Doganor.

Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat