Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, moment historik. Rama përshëndet edhe draft-rezolutën e BE

Në podcast-in e përjavshëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama është fokusuar te mbledhja e Bordit të Paqes në Uashington, më herët gjatë javës. Rama tha se pjesëmarrja e Shqipërisë si anëtare themeluese ishte një moment mjaft i rëndësishëm.
“Vizita në Uashington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes”, tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri u ndal edhe te jehona qe bëri fjala e tij, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe çlirimtarëve të Kosovës. “Më vjen mirë natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës”, deklaroi kryeminsitri.
Ndërkohë, Rama u ndal edhe te draft-rezoluta e publikuar nga Parlamenti Europian për vendin tone, që sipas tij është një vlerësim I për progresin e Shqipërisë. “Ai dokument vlerëson hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve, gjë që përbën një rekord në historinë e integrimeve europiane dhe në ndërkohë theksohet ritmi i shpejtë dhe domethënës në procesin e negociatave me nënvizimin rreth ambicies sonë që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027, duke evidentuar progresin në forcimin e institucioneve demokratike, shtetin e së drejtës, reformën socio-ekonomike, politikat mjedisore, bashkëpunimin rajonal dhe përputhshmërinë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, tha Rama.
Në mbyllje të fjalës së tij, Rama njoftoi se këtë javë është kryer edhe transferimi i parë prej 167 milionë euro nga tepërica e buxhetit të shtetit, në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë. Kryeministri përshëndeti edhe rritjen e pagave për rreth 720 efektivë të Policisë së Shtetit, që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun më të lartë. “Një inspektor në RENEA do të paguhet tanimë afro 1.600 euro, ndërsa një drejtues në këtë strukturë do të arrijë në afro 2.300 euro. Për forcat operacionale, paga e një inspektori do të shkojë rreth 1.200 euro, ndërsa për një kryekomisar mes 1.600 dhe 1.700 euro”, u shpreh kryeministri.
OST: Monitorim i vazhdueshëm i situatës në aksin Librazhd–Korçë, pa rrezik për linjat e transmetimit
Lidhur me situatën e krijuar në aksin rrugor Librazhd–Korçë dhe raportimet mbi gjendjen e linjave të transmetimit të energjisë elektrike, OST ka dalë me një......
ARRSH ndalon qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes - Shkak, dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec. Ja rruga alternative
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të bllokojë qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, në rrugën kombëtare......
Serbi, përgjysmohen IHD-të në 2025 - Ndikuan tensionet gjeopolitike globale dhe protestat e brendshme
Gjatë vitit të kaluar, Investimet e Huaja Direkte në Serbi janë përgjysmuar, në rreth 2.2 miliardë euro, njoftoi banka qendrore. Sipas të dhënave, në këtë......
Presidentja e Kosovës, Osmani takohet me sekretarin e Shtetit, Rubio: “Të gatshëm për të çuar përpara axhendën e paqes dhe stabilitetit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit, me Sekretarin Marco Rubio. Në një postim në rrjetet sociale,......
“Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo qytetar” - Ministrja Sala, marrëveshje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, nënshkroi një marrëveshja dyvjeçare bashkëpunimi me Drejtorin Rajonal për Europën të Organizatës......
Tirana “e ngopur” me terminale POS - BSH: Qytetet e vogla, si Gjirokastra dhe Lushnja “parakalojnë” kryeqytetin në rritjen e tyre
Një numër rekord biznesesh në qytetet e vogla janë pajisur me terminal POS gjatë 2025, duke i ofruar kështu mundësinë klientëve të tyre, qofshin ata......
3 mld euro për ndërtimin e hekurudhës së re - Kroaci, linja e re do të lidhë Ballkanin me Europën Qendrore
Operatori shtetëror i infrastrukturës hekurudhore në Kroaci, “HZ Infrastruktura”, njoftoi se ka shpallur një tender publik për shërbime konsulence për......
Lehtësohen kontrollet për subjektet korrekte - Cilët janë sektorët nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës?
Siguria dhe shëndeti në punë mbeten prioritet absolut për Inspektoriatin e Punës për vitin 2026, veçanërisht në sektorë si ndërtimi dhe minierat, të cilët......


