Tirana “e ngopur” me terminale POS - BSH: Qytetet e vogla, si Gjirokastra dhe Lushnja “parakalojnë” kryeqytetin në rritjen e tyre

Një numër rekord biznesesh në qytetet e vogla janë pajisur me terminal POS gjatë 2025, duke i ofruar kështu mundësinë klientëve të tyre, qofshin ata shqiptarë apo turistë të huaj, mundësinë e kryerjes së pagesave me kartë.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një ndryshim të trendit të POS-eve në vend, nga Tirana, e cila ka parë gjithmonë rritjen më të madhe të numrit të POS-eve nga viti në vit, si pasojë edhe e përqendrimit më të lartë të bizneseve në këtë rajon, te qytete të tjera më të vogla të cilat po ndërgjegjësohen për ofrimin e një mënyre tjetër të kryerjes së pagesave, përveç cash-it.
Gjirokastra dhe Lushnja janë dy rajonet me “boom-in” më të madh të terminaleve në 2025. Sipas statistikave zyrtare, në Gjirokastër janë shtuar 2919 POS-e të reja, ndërsa në Lushnje rreth 1762. Ato ndiqen nga Shkodra me 968 terminale POS më shumë se në 2024.
Kjo rritje vjen si pasojë e turistëve, të cilët duan të shmangin konvertimin e parave të tyre në lek ose thjesht kryerjen e pagesave me cash dhe kërkojnë kanale elektronike të pagesave. Për t'ju përgjigjur kërkesave të turistëve dhe gjithashtu tërhequr sa më shumë klientë të rinj, bizneset po kuptojnë domosdoshmërinë e të pasurit një terminal POS. Gjirokastra për shembull është ndër qytetet më të vizituara në jug të vendit, ndaj edhe rritja është pasqyrim i këtij fakti.
Duke qenë se Tirana ka numrin më të madh të terminaleve, tregu është “ngopur” tashmë dhe rritja e tyre nga 2024 në 2025 rezulton të jetë vetëm 2.7%.
Për të pasur një reduktim të blerjeve që kryhen me para në dorë, duhet fillimisht të ofrohet infrastruktura e duhur e pagesave, siç janë në këtë rast terminalet POS.
Në kuadër të kësaj, Shqipëria synon që të ulë komisionet e terminaleve POS, me qëllim që të nxiten bizneset t'i përdorin, duke ulur koston e komisioneve. Ndërkohë, duke nisur nga ky vit, çdo biznes do të jetë i detyruar të ketë të paktën një terminal POS.
Po ashtu, në maj të vitit të kaluar, Mastercard shpalli një program për shpërndarjen e 4750 terminaleve POS falas për bizneset për një vit.
3 mld euro për ndërtimin e hekurudhës së re - Kroaci, linja e re do të lidhë Ballkanin me Europën Qendrore
Operatori shtetëror i infrastrukturës hekurudhore në Kroaci, “HZ Infrastruktura”, njoftoi se ka shpallur një tender publik për shërbime konsulence për......
Lehtësohen kontrollet për subjektet korrekte - Cilët janë sektorët nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës?
Siguria dhe shëndeti në punë mbeten prioritet absolut për Inspektoriatin e Punës për vitin 2026, veçanërisht në sektorë si ndërtimi dhe minierat, të cilët......
Projekti europian për një “Bord të Paqes” kontinental - Pesë ministrat e mbrojtjes planifikojnë rritje të shpenzimeve
Një projekt me vlerë miliona euro po iniciohet nga pesë fuqitë më të mëdha mbrojtëse të Europës me qëllim prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me kosto......
Trump njofton tarifa të reja globale prej 10% - Pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vendosi një tarifë të re globale prej 10% dhe do të vazhdojë me masa alternative tregtare, pasi Gjykata Supreme......
Çfarë mund ta fuqizojë SHBA gjatë 2026? - Integrimi i gjerë në IA, fokus primar i rimëkëmbjes financiare
Rritja ekonomike e SHBA u ngadalësua më shumë se sa pritej në tremujorin e fundit të vitit 2025. Shkak janë ndërprerjet funksionale federale si pasojë e......
Kina shfaq robotët humanoide të arteve marciale - Nis gara botërore. A duhet të shqetësohet Evropa?
Kina ka përshpejtuar përpjekjet për të ndërtuar robotë më të aftë të mundësuar nga inteligjenca artificiale me më pak kontribut njerëzor. Makineritë e këtij......
30 mijë tatimpagues kanë plotësuar DIVA-n/ Priten 200 mijë deklarata në total, shkak rimbursimet
Afro 30 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31......
Rrëshqitjet në rrugën Librazhd-Pogradec/ ARRSH: Ndalohet lëvizja për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët
Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në aksin Librazhd - Pogradec do të jetë i ndaluar. Përmes një njoftimi zyrtar Autoriteti Rrugor......


