Europa Postuar më 6 Nëntor 2025, 11:30

Plani i BE-së për transportin hekurudhor - Rrjeti i shpejtësisë së lartë do të “rivalizojë” fluturimet e shkurtra

Nga Kristi Ceta

Plani i BE-së për transportin hekurudhor - Rrjeti i

Komisioni Evropian ka miratuar Planin e ri të Veprimit për Hekurudhat me Shpejtësi të Lartë, për të krijuar një rrjet të përbashkët dhe më të shpejtë evropian deri në vitin 2040. Qëllimi i projektit është të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe ta bëjë hekurudhën një alternativë më tërheqëse ndaj fluturimeve të shkurtra. Investimi do të përfshijë Rrjetet Trans-Evropiane të Transportit (TEN-T) për të lidhur më mirë nyjet kryesore me shpejtësi prej 200 km/orë ose më shumë.

“12,000 kilometra hekurudha me shpejtësi të lartë në Evropë janë ende të përqendruara në vetëm disa shtete anëtare: Spanjë, Francë, Itali dhe Gjermani. Ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore mbetet, fatkeqësisht, me lidhje të dobëta. Kjo duhet të ndryshojë,” tha një zyrtar Evropian i Transportit të Qëndrueshëm. “Imagjinoni të udhëtoni nga Berlini në Kopenhagen për katër orë dhe jo për shtatë: treni pa dyshim do të ishte më i preferuar se avioni. Kjo do të bëhet realitet në vitin 2030. Dhe deri në vitin 2035, Sofja dhe Athina do të jenë vetëm gjashtë orë larg me tren, në vend të afërsisht 14 orëve aktualisht,” shtoi ai.

Komisioni gjithashtu bën të ditur se plani do të reduktojë ngarkesën dhe do të lirojë kapacitetin në linjat konvencionale, duke lehtësuar trenat e natës, transportin e mallrave dhe lëvizshmërinë ushtarake. Për këtë, ekzekutivi i BE-së propozon heqjen e pengesave ndërkufitare përmes afateve të detyrueshme, që do të vendosen deri në vitin 2027, dhe identifikimin e opsioneve për shpejtësi më të larta, mbi 250 km/orë, kur është ekonomikisht e qëndrueshme.

Gjithashtu, është i nevojshëm përmirësimi i kushteve të investimeve me “një mjedis rregullator më tërheqës, përmirësimin e sistemit të biletave dhe rezervimeve ndërkufitare, si dhe përshpejtimin e sistemeve digjitale të menaxhimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat