Falen detyrimet dhe gjobat e bizneseve - Paketa e “paqes fiskale”/ Si do të funksionojë skema dhe kush përfiton?

Nga 1 janari 2026 të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, direkte apo indirekte, të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014 do të fshihen plotësisht. Projektligji që i hap rrugë “paqes fiskale”, përjashton ndër këto detyrime, kontributet ë sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Po ashtu, referuar draftit, do të shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin.
Por në rastin kur është paguar principali dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatvonesa në llogarinë e tij, falen gjobat dhe kamatevonesat.
Sa i takon detyrimeve tatimore me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2019 do të aplikohet një skemë tjetër.
Kështu, do të shuhet 50% e detyrimit tatimor nëse pjesa e mbetur 50% e tatimi/taksës/tarifës paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.
Shuhet 25% e detyrimit tatimor nëse pjesa e mbetur 75% e tatimit/taksës/tarifës, paguhet me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026.
Në të dy rastet e mësipërme, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
Në rastin kur është paguar principali dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatvonesa në llogarinë e tij, falen gjobat dhe kamatëvonesat.
Nga ana tjetër, gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2024 do të shuhen me kusht që tatimi/taksa/tarifa për periudhën përkatëse të paguhet brenda datës 31.12.2026.
Referuar projektligjit, shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.
Janë, gjithashtu, objekt i fshirjes, sipas këtij ligji, detyrimet e tjera tatimore, pavarësisht periudhës tatimore së cilës i përkasin, të tilla si: tatimet/taksat/tarifa/kamatëvonesat dhe dënimet administrative për tatimpaguesit persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB ose me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën 31.12.2024;
Gjobat tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për mosdeklarim ne afat, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve.
Gjobat për mosdeklarim në afat për deklarata të padorëzuara, që ju përkasin periudhave deri më 31.12.2024, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2026.
Gjobat për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara, të llogaritura deri në datën 31.12.2024.
Gjobat dhe interesat e gjenuara në sistem, nga ndryshimi i listëpagesave për periudhat e kaluara, që rrjedhin nga zbatimi i një akti ligjor apo nënligjor me efekt prapaveprues, apo zbatimit të një vendimi gjykate të formës së prerë.
Sa do rriten pagat për administratën nga 1 Janari? - Rama: Indeksim i përvitshëm. Mjekët dhe policia, rritje sipas vjetërsisë në punë
Pagat e punonjësive të sektorit publik në nivel qendror dhe vendor, do të indeksohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kryeministri Edi Rama, njoftoi se kjo......
“100 Fshatrat” do të marrin 2.5 miliardë lekë në 2026/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 24.8 miliardë lekë në buxhetin e ri
Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) do të ketë në dispozicion një buxhet prej 24.8 miliardë lekësh, që përfaqëson një......
Plani i BE-së për transportin hekurudhor - Rrjeti i shpejtësisë së lartë do të “rivalizojë” fluturimet e shkurtra
Komisioni Evropian ka miratuar Planin e ri të Veprimit për Hekurudhat me Shpejtësi të Lartë, për të krijuar një rrjet të përbashkët dhe më të shpejtë......
Kryeministri Rama nderon rektorin e Universitetit BOKU - Profesorit Hubert Hasenauer, i jepet “Ylli për Mirënjohjen Publike”
Kryeministri Edi Rama nderoi me Yllin për Mirënjohjen Publike, Profesor Hubert Hasenauer, rektorin e Universitetit të mirënjohur Boku në Austri për......
“SHBA po humb garën e IA” - CEO i Nvidia-s kritikon vendimet e Trump: Izolimi avantazhon Kinën
Drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, ka paralajmëruar se Kina ka gjasa të tejkalojë Shtetet e Bashkuara në garën globale për inteligjencën artificiale.......
“Forcojmë lidhjet energjetike me rajonin” - Zv/kryeministrja Belinda Balluku inspekton Nënstacionin “Tirana 2”
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ishte këtë të enjte në nënstacionin “Tirana 2”, ku është......
Mbrojtja sociale, “trampolinë” drejt punësimit - Si do të ndryshojnë politikat sociale në vitin 2026?
Fusha e mbrojtjes sociale mbetet një nga prioritetet e qeverisë për vitin 2026, me objektivin për të forcuar sistemin e përkujdesit ndaj shtresave në nevojë......
Bllokimi i buxhetit në Kosovë - Sindikatat paralajmërojnë pasoja të rënda për punonjësit, pensionistët
Sindikatat e punëtorëve të sektorit publik kanë paralajmëruar pasoja të rënda për punëtorët dhe qytetarët nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje......





