Ibrahimaj: Siguria juridike e pronës, thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve, ku në fokus të diskutimeve ishte siguria juridike e pronës.
Në hapje të fjalës së saj, ministrja u shpreh se kjo çështje mbetet ndër më të rëndësishmet për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për forcimin e klimës së investimeve, veçanërisht në një kohë kur Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në drejtim të digjitalizimit dhe përmirësimit të shërbimeve publike.
Ajo theksoi se që nga 2013, vizioni i qeverisë shqiptare ka qenë ndërtimi i një administrate moderne dhe të digjitalizuar, duke bërë të mundur që sot mbi 95% e shërbimeve publike të ofrohen online. Krahas digjitalizimit, janë ndërmarrë edhe procese të rëndësishme deregulimi dhe riorganizimi të proceseve, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe aktorët e biznesit, me fokus të veçantë në lehtësimin e shërbimeve për sipërmarrjen.
Ministrja nënvizoi se këto procese janë të vazhdueshme dhe kërkojnë vëmendje të përhershme, ndaj është vendosur që çdo akt që kalon në Këshillin e Ministrave të shoqërohet me një analizë të qartë mbi ndikimin që ka në rregullimin, mbirregullimin apo deregulimin e shërbimeve.
Sipas saj, ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe me efikasitet maksimal.
Duke u ndalur te fusha e pronës, Ibrahimaj theksoi se reforma duhet të shihet si pjesë e një qasjeje të integruar, pasi ndikon drejtpërdrejt në sektorë kyç të ekonomisë si bujqësia, agrobiznesi, turizmi, ndërtimi dhe investimet strategjike. Ajo evidentoi progresin e arritur në regjistrimin e pronave dhe digjitalizimin e të dhënave, përfshirë edhe përpjekjet e vazhdueshme të kadastrës për modernizimin e shërbimeve.
Megjithatë, ministrja theksoi se mbeten ende sfida konkrete që kërkojnë adresim. Në këtë kuadër, ajo nënvizoi se reformat në kuadrin ligjor dhe në Agjendën e Rritjes synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, rritjen e transparencës dhe ndërtimin e një sistemi të besueshëm dhe funksional në praktikë.
Gjatë mbledhjes, ministrja ndau gjithashtu me pjesëmarrësit nevojën për forcimin e qëndrueshmërisë institucionale të Këshillit të Investimeve, duke synuar ndërtimin e strukturave që mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe afatgjatë. Në këtë drejtim, po shqyrtohet mundësia e bashkimit të disa këshillave të biznesit në një strukturë të përbashkët, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe koordinimit.
Sipas saj, Këshilli i Investimeve mbetet një nga strukturat më profesionale dhe funksionale, dhe synimi është zgjerimi i rolit të tij si një platformë e rëndësishme konsultimi, ku biznesi dhe qeveria bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë në hartimin e politikave dhe rekomandimeve. Gjithashtu, u theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve analitike dhe ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve të dhëna.
Në përmbyllje, Ibrahimaj theksoi se reforma e pronës ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, në rritjen e investimeve dhe në forcimin e besimit të sipërmarrjes, duke nënvizuar rëndësinë e përkthimit të saj në rezultate konkrete për qytetarët dhe biznesin.
Mbledhja vijoi me diskutime dhe kontribute nga anëtarët e Këshillit të Investimeve dhe përfaqësues të biznesit.
88 milionë euro të ardhura nga pagat dhe qiratë - Mars 2026, tejkalohet plani me 24%. Ndikim, referencat në disa sektorë
Qytetarët shqiptarë kanë paguar rreth 8.8 miliardë lekë apo 88 milionë euro tatim mbi të ardhurat personale gjatë muajit mars 2026, të ardhura që burojnë......
Kontratat e mbështetjes për prodhuesit e energjisë - ERE: Tregu nuk është gati për t’i konvertuar në kontrata për diferencë
Vlerësimi periodik i funksionimit të Tregut të Ditës në Avancë tregon se tregu shqiptar nuk është mjaftueshëm i zhvilluar për të prodhuar një çmim reference......
Importi i perimeve, pranë rekordit në mars/ Mbi 9.2 mijë ton në një muaj, çmimi mesatar i importit rreth 56.7 lekë/kg
Importi i perimeve në vend arriti një nga nivelet më të larta historike gjatë muajit mars, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të furnizimeve nga jashtë......
Fond i dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve - Drafti: Të ardhurat do sigurohen nga tarifa rrugore dhe infrastruktura e karikimit
“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili do të financohet përmes tarifave të përdoruesve”. Ngritja e këtij mekanizmi është......
Lehtësohen kreditë konsumatore për qytetarët - Bankat mbeten “konservatore” për biznese. Pritet më shumë financim në tremujorin e dytë
Bankat në Shqipëri nuk kanë ndryshuar kushtet për kreditimin e bizneseve në fillim të vitit 2026, ndërsa për qytetarët është bërë më e lehtë marrja e kredive......
Lehtësohen xhepat e qytetarëve - Ulen çmimet e prodhimeve bujqësore
Pas një rritjeje të fortë që u reflektua në mënyrë të drejtpërdrejtë në shportën e konsumatorit para pak javësh, çmimet e fruta-perimeve në tregjet e vendit......
Personat me aftësi të kufizuara, drejt tregut të punës - Kroj: Pavarësia ekonomike i bën të ndihen të përfshirë dhe të barabartë
Integrimi në tregun e punës i personave me aftësi të kufizuara është një nga elementët më të rëndësishëm të planit kombëtar të veprimit 2026-2030, të nxjerrë......
Kthimi nga investimi i qirave arrin deri në 6.4%/ Cilat janë zonat më fitimprurëse në Tiranë dhe bregdet?
Një ndër format e investimeve që shumë njerëz zgjedhin të bëjnë është edhe blerja e pronave për qira, duke marrë kështu një pjesë të parave të cilat kthejnë......


