88 milionë euro të ardhura nga pagat dhe qiratë - Mars 2026, tejkalohet plani me 24%. Ndikim, referencat në disa sektorë

Qytetarët shqiptarë kanë paguar rreth 8.8 miliardë lekë apo 88 milionë euro tatim mbi të ardhurat personale gjatë muajit mars 2026, të ardhura që burojnë kryesisht nga pagat, por edhe nga qiratë afatgjata dhe ato përmes platformave si “Airbnb” dhe “Booking”.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, ky zë ka tejkaluar planin me 24%, duke konfirmuar një performancë pozitive të të ardhurave buxhetore për këtë periudhë.
Autoritetet e lidhin këtë rritje me efektet e formalizimit të ekonomisë dhe përmirësimin e administrimit tatimor, duke theksuar se është rritur deklarimi real i të ardhurave nga individët dhe bizneset. Sipas administratës tatimore, ky zhvillim përbën një hap konkret drejt reduktimit të informalitetit dhe rritjes së kontributeve.
Një ndikim të rëndësishëm duket se kanë pasur edhe fushatat kundër informalitetit, të ndërmarra gjatë vitit 2025, veçanërisht në drejtim të luftës ndaj nëndeklarimit të pagave. Kjo ka shtyrë sipërmarrjet të rrisin nivelin e deklarimit për pagat e punonjësve.
Po ashtu, vendosja e pagave të referencës në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe së fundmi shëndetësia, të konsideruar ndër më problematikët për informalitet, ka ndikuar në rritjen e pagave të deklaruara dhe, për rrjedhojë, edhe të tatimit të paguar.
Në rritjen e të ardhurave nga TAP ka ndikuar edhe rritja e pagave në administratën publike gjatë dy viteve të fundit, ku paga mesatare ka kaluar nivelin e 900 eurove, duke rritur automatikisht edhe detyrimet tatimore.
Ndërkohë, një tjetër faktor është edhe zgjerimi i tregut të qirave, veçanërisht atyre afatshkurtra të lidhura me zhvillimin e turizmit. Rritja e numrit të pronave të dhëna me qira përmes platformave online ka sjellë më shumë të ardhura për individët dhe, si rrjedhojë, më shumë tatim të paguar.
Në totalin e të ardhurave nga TAP përfshihen edhe të ardhurat nga interesat bankare, megjithatë pjesën më të madhe vijon ta zënë të ardhurat nga pagat.
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 88 milionë euro si tatim nga pagat përgjatë muajit Mars 2026. Shifra ka tejkaluar planin e periudhës me 24 %. Duket se ndikim kryesor kanë pasur pagat e referencës të vendosura në disa sektorë.
Kontratat e mbështetjes për prodhuesit e energjisë - ERE: Tregu nuk është gati për t’i konvertuar në kontrata për diferencë
Vlerësimi periodik i funksionimit të Tregut të Ditës në Avancë tregon se tregu shqiptar nuk është mjaftueshëm i zhvilluar për të prodhuar një çmim reference......
Importi i perimeve, pranë rekordit në mars/ Mbi 9.2 mijë ton në një muaj, çmimi mesatar i importit rreth 56.7 lekë/kg
Importi i perimeve në vend arriti një nga nivelet më të larta historike gjatë muajit mars, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të furnizimeve nga jashtë......
Fond i dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve - Drafti: Të ardhurat do sigurohen nga tarifa rrugore dhe infrastruktura e karikimit
“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili do të financohet përmes tarifave të përdoruesve”. Ngritja e këtij mekanizmi është......
Lehtësohen kreditë konsumatore për qytetarët - Bankat mbeten “konservatore” për biznese. Pritet më shumë financim në tremujorin e dytë
Bankat në Shqipëri nuk kanë ndryshuar kushtet për kreditimin e bizneseve në fillim të vitit 2026, ndërsa për qytetarët është bërë më e lehtë marrja e kredive......
Lehtësohen xhepat e qytetarëve - Ulen çmimet e prodhimeve bujqësore
Pas një rritjeje të fortë që u reflektua në mënyrë të drejtpërdrejtë në shportën e konsumatorit para pak javësh, çmimet e fruta-perimeve në tregjet e vendit......
Personat me aftësi të kufizuara, drejt tregut të punës - Kroj: Pavarësia ekonomike i bën të ndihen të përfshirë dhe të barabartë
Integrimi në tregun e punës i personave me aftësi të kufizuara është një nga elementët më të rëndësishëm të planit kombëtar të veprimit 2026-2030, të nxjerrë......
Kthimi nga investimi i qirave arrin deri në 6.4%/ Cilat janë zonat më fitimprurëse në Tiranë dhe bregdet?
Një ndër format e investimeve që shumë njerëz zgjedhin të bëjnë është edhe blerja e pronave për qira, duke marrë kështu një pjesë të parave të cilat kthejnë......
Digjitalizimi i ekonomisë në Shqipëri mbetet i pjesshëm - Bizneset adoptojnë ngadalë teknologjitë e reja, ndërsa përdorimi i IA është ende i kufizuar
Shqipëria po përparon në përdorimin e internetit dhe infrastrukturën digjitale, por mbetet pas në aftësitë digjitale dhe në përdorimin e teknologjisë nga......


