Importi i perimeve, pranë rekordit në mars/ Mbi 9.2 mijë ton në një muaj, çmimi mesatar i importit rreth 56.7 lekë/kg

Importi i perimeve në vend arriti një nga nivelet më të larta historike gjatë muajit mars, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të furnizimeve nga jashtë në një periudhë kur kërkesa në treg mbetet e lartë. Muaji Mars i këtij viti ka prekur vlerën më të madhe të importeve të perimeve në peshë, që nga muaji Janar i vitit 2005.
Të dhënat tregojnë se në mars 2026 u importuan rreth 9.24 milionë kilogramë perime, me një vlerë totale prej afro 524 milionë lekësh. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, importet në peshë rezultojnë në rritje me rreth 3.2%, ndërsa krahasuar me marsin e vitit 2024 rritja arrin në rreth 12%.
Ky nivel përbën një nga vlerat më të larta të regjistruara ndonjëherë për muajin mars, duke e pozicionuar këtë muaj mes periudhave me intensitetin më të madh të importeve të produkteve bujqësore.
Rritja e importeve lidhet zakonisht me periudhën e tranzicionit të prodhimit vendas, kur një pjesë e kulturave bujqësore nuk kanë hyrë ende në prodhim të plotë dhe tregu mbështetet më shumë në furnizimet nga jashtë.
Në të njëjtën kohë, çmimi mesatar i importit për muajin mars 2026 rezulton rreth 56.7 lekë për kilogram, duke shënuar një nivel më të ulët krahasuar me disa vite të mëparshme, çka mund të ketë ndikuar në rritjen e volumit të produkteve të importuara.
Të dhënat historike tregojnë se muajt e parë të vitit, veçanërisht shkurti dhe marsi, janë tradicionalisht ndër periudhat me nivelin më të lartë të importeve të perimeve, pasi prodhimi vendas është ende në fazat e para të sezonit bujqësor.
Dedicated fund for road maintenance - Draft: Revenue will be provided from road tolls and charging infrastructure
“Creation of a dedicated road maintenance fund, which will be financed through user fees”. The establishment of this mechanism is foreseen in the draft......
Consumer loans are made easier for citizens - Banks remain "conservative" for businesses. More financing is expected in the second quarter
Banks in Albania have not changed the conditions for lending to businesses at the beginning of 2026, while it has become easier for citizens to obtain......
Citizens' pockets are relieved - Prices of agricultural products are reduced
After a strong increase that was directly reflected in the consumer basket a few weeks ago, fruit and vegetable prices in the country's markets have begun to......
People with disabilities, towards the labor market - Source: Economic independence makes them feel included and equal
The integration of people with disabilities into the labor market is one of the most important elements of the national action plan 2026-2030, issued for......
Digitalization of the economy in Albania remains partial - Businesses slowly adopt new technologies, while the use of AI is still limited
Albania is making progress in internet usage and digital infrastructure, but it lags behind in digital skills and business adoption of technology. According......
Malaj in the US: Stable Albanian economy, careful fiscal management has strengthened public finances
The Minister of Finance, Petrit Malaj, participated in the Spring Meetings of the International Monetary Fund and the World Bank Group, which took place on......
What does Albania buy from global export giants? From machinery and industrial equipment, to fuels and pharmaceutical products
The ten economies that dominate global exports are also among the main suppliers of goods entering the Albanian market. According to data compiled by Visual......
Wind power grew by 40% last year - Record addition of 165 GW, led by China
The global wind energy industry installed a record 165 gigawatts of new capacity last year, 40% more than in 2024 and largely driven by China, a report from......



