Shqipëria Postuar më 20 Prill 2026, 14:26

Fond i dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve - Drafti: Të ardhurat do sigurohen nga tarifa rrugore dhe infrastruktura e karikimit

Nga Ola Mitre

Fond i dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve - Drafti: Të

“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili do të financohet përmes tarifave të përdoruesve”. Ngritja e këtij mekanizmi është parashikuar në draft-Stategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2030, ndërsa synon të garantojë financim të qëndrueshëm për rrjetin rrugor TEN-T, në një kohë kur kostot e mirëmbajtjes janë në rritje dhe buxheti publik mbetet i kufizuar.

Sipas dokumentit, fondi do të mbështetet në parimin “përdoruesi paguan”, duke përfshirë tarifa rrugore dhe potencialisht edhe të ardhura nga infrastruktura e karikimit të mjeteve elektrike. “Kjo qasje është në përputhje me direktivën Eurovignette dhe rregulloren evropiane për infrastrukturën e karburanteve alternative”, - thuhet në draft.

Krijimi i këtij fondi lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Infrastrukturës Rrugore (RAMS), i cili synon të sjellë një menaxhim më të strukturuar dhe të bazuar në të dhëna për rrjetin rrugor. Përmes këtij sistemi, institucionet do të kenë një pasqyrë të plotë mbi gjendjen e rrugëve, trafikun dhe nevojat për ndërhyrje, duke mundësuar planifikim më efikas të investimeve.

Paralelisht, parashikohet miratimi i një programi shumëvjeçar mirëmbajtjeje (5 vjet) për TEN-T, duke zbatuar kontrata mirëmbajtjeje të bazuara në performancë, si dhe reformimi i ARRSH-së dhe rritja e kapaciteteve teknike për përdorimin dhe mirëmbajtjen e RAMS.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat