Shqipëria Postuar më 20 Prill 2026, 13:15

Lehtësohen xhepat e qytetarëve - Ulen çmimet e prodhimeve bujqësore

Nga Fabjona Pasho

Lehtësohen xhepat e qytetarëve - Ulen çmimet e prodhimeve

Pas një rritjeje të fortë që u reflektua në mënyrë të drejtpërdrejtë në shportën e konsumatorit para pak javësh, çmimet e fruta-perimeve në tregjet e vendit kanë nisur të bien.

Televizioni SCAN ka kryer një tjetër vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, ku aktualisht, çmimi I domates është mesatarisht 200 lekë/kg, ndërsa qytetarët kanë alternativa të zgjedhin edhe produkte më të lira.

Kastravecët po tregtohen me një çmim maksimal prej 100 lekë/kg, specat egjelbër 200 lekë/kg, ndërsa specat e kuq kanë një çmim maksimal prej 350 lekë/kg. Brokoli dhe lulelakra rreth 150 lekë/kg, barbunjat 300 lekë/kg, karrotat rreth 130 lekë/kg, ndërsa produkte si qepa dhe patatja duket se janë produktet e vetme që nuk reflektuan rritje.

Edhe konsumatorët e ndjejnë diferencë, megjithatë, shumë prej tyre shprehen se sërish hasin vështirësi në blerjet e tyre të përditshme.

Kjo rënie lidhet edhe me hyrjen në treg të prodhimit vendas sezonal, çka ka reduktuar varësinë nga importet.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat