Shqipëria Postuar më 20 Prill 2026, 13:12

Personat me aftësi të kufizuara, drejt tregut të punës - Kroj: Pavarësia ekonomike i bën të ndihen të përfshirë dhe të barabartë

Nga Fabjona Pasho

Personat me aftësi të kufizuara, drejt tregut të punës -

Integrimi në tregun e punës i personave me aftësi të kufizuara është një nga elementët më të rëndësishëm të planit kombëtar të veprimit 2026-2030, të nxjerrë për konsultim public nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Psikologia Anora Kroj thotë se ky është një hap I rëndësishëm, pasi I bën këta persona të ndihen të përfshirë dhe të barabartë.

“Ndikon drejtpërdrejt në mënyrën e vetëvlerësimit dhe të identifikimit të këtij personi, sepse tashmë ai nuk e shikon veten nëpërmjet kufizimeve që ka, por përmes kontributit që jep në shoqëri, në punë, në familje. Bën pjesë në një grup social, ka përfitime financiare dhe ndihet më I dobishëm. Individët kur kufizohen deh përjashtohen nga shoqëria dhe puna, ata nuk funksionojnë më”, thotë Kroj.

Kroj shprehet se këta individë, përtej aftësive të tyre ndryshe, kur punojnë japin maksimumin dhe ndikojnë edhe për një klimë më të mirë në vendin e punës.

Psikologia sugjeron institucionet dhe bizneset të angazhohen sëriozisht dhe të rekrutojnë individët me aftësi të kufizuara, kjo jo vetëm se është një kusht I Bashkimit Europian, por sepse nevoja e tyre për t’u ndjerë të barabartë tejkalon rregullat.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat