Hekurudhat dhe portet, ura të reja bashkëpunimi - Forumi i Transportit në Stamboll/ Balluku: Projekte me përfitim rajonal
Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbërta dhe projekte të mëdha me përfitim rajonal kanë qenë ndër temat kryesore të diskutuara në Forumin Global të Transportin dhe Ndërlidhjes, të mbajtur në Stamboll. Zv.kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pjesëmarrëse në këtë forum theksoi rëndësinë që ka ai për bashkëpunime dhe zhvillimin e transportit.
“Nën ombrellën e qeverisë turke dhe me kujdesin e veçantë të presidentit Erdogan, u zhvillua Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes. 70 ministra dhe akoma më shumë delegacione nga e gjithë bota morën pjesë në këtë event të rëndësishëm vjetor i cili sjell bashkë vendet europiane me eksperiencën e tyre të çmuar përsa i përket kornizave rregullatore dhe projekteve me fizibiltet të lartë si dhe vendeve nga Azia dhe kontinentet e tjera që sjellin eksperiencën në projektet e guximshme dhe teknologji të avancuar. Panele me prezencë të ministrave për trajtimin e çështjeve më sensitive janë zhvilluar para një publiku të gjerë për të folur qartë dhe hapur për sfidat që përballen sot qeveritë përsa i përket transportit dhe ndërlidhjes multimodale në tërësi, teknologjisë së re që avancon çdo ditë dhe që kërkon angazhim nga të gjithë aktorët e transportit. Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbërta, të lidhura me portet e thata dhe mbi të gjitha projekte me përfitim rajonal janë diskutuar pasi transporti nuk ka më kufij."
Balluku u shpreh se në këtë forum është prezantuar dhe progresi që ka bërë Shqipëria në fushën e transportit.
“Kam prezantuar me këtë rast progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil si dhe kam prezantuar projektet e reja që lidhen me portet, me ato porte të cilat e kanë futur Shqipërinë në një listë tjetër, në një listë të vendeve të zhvilluara. Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ka shënuar një tjetër thirrje të këtij komuniteti për bashkëpunim të qenësishëm, për projekte të bashkërenduara që lidhin vende dhe rajone, madje dhe kontinente dhe mbi të gjitha këto instrumenta të ndërlidhjes janë jo vetëm në dispozicion të ekonomisë, tregtisë, por janë dhe në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër ato janë njësi të rëndësishme dhe të pazëvendësueshëm të sigurisë botërore”.
Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi ndër të tjera se, në ditët e sotme kur padyshim siguria është në rendin e parë të listës së çdo qeverie, transporti multimodal është i rëndësishëm dhe është jetësor.

Rriten kosheret, zvogëlohet kavanozi/ Rendimenti i bletarisë bie në minimum në vitin 2024
Sektori i bletarisë në Shqipëri ka përjetuar një paradoks në vitin e kaluar sipas të dhënave. Për herë të parë, numri i koshereve të bletëve në vend ka......

Rruga Qukës - Qafë Plloçë pritet të përfundojë në vjeshtë - Sezoni veror, ARRSH ndërhyn në disa akse në jug të vendit
Punimet në të tre lotete aksit Qukës - Qafë Plloçë po vijojnë me ritme më të shpejta, për të përmbushur objektivin e përfundimit të këtij segmenti brenda......

Shqipëria, destinacion tërheqës për pushime - Kumbaro operatorëve privatë: Respektoni distancën 2.5-3m!
Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh. ‘’Shmangni......

434 mld lekë cash qarkullojnë jashtë bankave - BSH: Fundi i pesëmujorit shënon rekord të ri duke u rritur me 1.1%
Rreth 434 miliardë lekë qarkullojnë aktualisht jashtë sistemit bankar në Shqipëri. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, paraja jashtë......

“Rrugët e bardha”, përshpejtohen punimet në Breg Lumi-Theth - Investimi në lotin II, rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve
Turistët vendas e të huaj që vizitojnë Thethin, tashmë mund të përjetojnë bukuritë natyrore të kësaj zone përmes rrugës Breg Lumi-Theth. Ky segment është......

Harta e vreshtave/ Cilat rajone prodhojnë më shumë? - Kryeson Fieri me 39.2 mijë ton, Kukësi në vendin e fundit
Afro 183 mijë ton rrush është prodhuar në vitin 2024 në Shqipëri, me një rritje prej vetëm 3 ton në raport me 2023, për rënie në krahasim me vitet e......

Përditësim në listën e shpronësimeve për Portin e Ri të Durrësit - 121 pronarë jashtë listës, kompensime mbi 815 milionë lekë
Zbatimi i projektit të “Portit të Ri të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, tashmë ka kaluar në një etapë tjetër. Në Fletoren Zyrtare, është botuar lista......

Greqia, lider evropian në mbulimin 5G - Vendi shënon përparime të mëdha në infrastrukturën digjitale
Greqia ka përparuar në infrastrukturën digjitale, duke u shfaqur si një nga performuesit më të mirë në Bashkimin Evropian për mbulimin e rrjetit 5G. Raporti......