Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2025, 11:35

Rruga Qukës - Qafë Plloçë pritet të përfundojë në vjeshtë - Sezoni veror, ARRSH ndërhyn në disa akse në jug të vendit

Nga Alida Lula

Rruga Qukës - Qafë Plloçë pritet të

Punimet në të tre lotete aksit Qukës - Qafë Plloçë po vijojnë me ritme më të shpejta, për të përmbushur objektivin e përfundimit të këtij segmenti brenda fillimit të vjeshtës.

Ky aks i rëndësishëm do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit, si dhe stimulon impulse të reja të zhvillimi ekonomik. Pas problem të trashëguara, financimi është siguruar dhe të tria fazat e këtij projekti po ecin në mënyrë të konsiderueshme.

Gjurma e këtij aksi kalon përmes një terreni të vështirë dhe malor, e cila mbetet dhe sfidë pr mirëmbajtjen e këtij aksi gjatë dimrit.

Ndërkohë, në këtë sezon dhe si shkak i rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve drejt jugut të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me kompanitë e mirëmbajtjes ka marrë të gjitha masat e nevojshme në terren për të garantuar qarkullim të sigurt dhe normal në akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit.

ARRSh njofton se janë kryer ndërhyrje:

Pastrimi i kunetave dhe bimësisë në segmentet Llogara – Palasë, Dhërmi, dhe Jalë – Himarë, Krane-Syri i Kaltër; Riparimi i barrierave mbrojtëse në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë, Kardhiq – Delvinë.

Punimet dhe monitorimi do të vijojnë edhe në ditët në vijim për të garantuar sigurinë dhe lehtësinë e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat