Shqipëria Postuar më 16 Prill 2026, 18:34

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Cerdeiro

Nga SCAN TV

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim prezantimi me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, z. Diego Cerdeiro, i cili do të zëvendësojë zj. Anke Weber.

Gjatë takimit, Guvernatori prezantoi një analizë të situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe projeksionet për të ardhmen.

Ekonomia shqiptare vijon të shfaqë ritme të qëndrueshme rritjeje, e mbështetur nga një treg pune i fortë, inflacion i ulët, si dhe një sistem financiar i shëndetshëm. Megjithatë, pasiguritë në mjedisin ndërkombëtar, veçanërisht zhvillimet në Lindjen e Mesme, mbeten faktorë që kërkojnë vëmendje të shtuar.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e politikave të kujdesshme makroekonomike, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, forcimin e qëndrueshmërisë financiare dhe uljen graduale të borxhit publik.

Politika monetare do të vijojë të mbetet e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve, duke u bazuar në zhvillimet e reja dhe në vlerësimin e rreziqeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat