Shqipëria Postuar më 16 Prill 2026, 12:37

Reklamat online në Shqipëri, Instagrami kryeson tregun/ Meta dominon ndjeshëm, ndërsa LinkedIn dhe X shënojnë rritje

Nga Eldiona Serani

Reklamat online në Shqipëri, Instagrami kryeson tregun/ Meta dominon

Në fund të vitit 2025, tregu i reklamave në rrjetet sociale në Shqipëri  u udhëhoq nga platformat e Meta-s, me Facebook dhe Instagram si kanalet kryesore për audiencën dhe marketingun digjital.

Sipas të dhënave të publikuara nga Datareport, Facebook kishte rreth 1.3 milionë përdorues në Shqipëri, ndërsa reach-i i reklamave të tij ishte i barabartë me 47.0% të popullsisë totale të vendit. Audienca e reklamave në Facebook përbëhej kryesisht nga meshkuj me 59.8%, ndërsa femrat përfaqësonin 38.3% të përdoruesve të rritur të targetuar.

Instagram, nga ana tjetër, rezulton edhe më i fuqishëm në depërtim. Platforma kishte rreth 1.35 milionë përdorues në fund të vitit 2025, ndërsa reach-i i saj përbënte 55.2% të bazës së përdoruesve të internetit në vend, pavarësisht moshës. Struktura gjinore e audiencës së reklamave në Instagram ishte më e balancuar, me 45.2% femra dhe 52.5% meshkuj.  Këto të dhëna tregojnë se Instagram ka fituar tashmë popullaritetin maksimal në vend, ndryshe nga viti I shkuar ku udhëhiqte Facebook.

Ndërkohë, LinkedIn ka shënuar rritje të qëndrueshme në Shqipëri. Audienca e tij potenciale për reklama u rrit me rreth 70 mijë përdorues gjatë vitit 2025 (+10.9%), ndërsa vetëm në tremujorin korrik–tetor u shtuan edhe 10 mijë përdorues të rinj. Megjithatë, këto të dhëna bazohen në anëtarësime të regjistruara dhe jo domosdoshmërisht në përdorim aktiv.

Edhe platforma X (ish-Twitter) ka regjistruar rritje në audiencën e reklamave, me një shtesë prej 26 mijë përdoruesish gjatë vitit (+10.6%) dhe një rritje më të fortë në periudhën korrik–tetor 2025, kur audienca u rrit me 61.9 mijë përdorues (+29.5%). Megjithatë, të dhënat e X mbeten më të paqëndrueshme, me luhatje të ndjeshme që mund të ndikojnë në interpretimin e trendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat