Shqipëria Postuar më 16 Prill 2026, 12:47

Ndryshojnë rregullat për shtetasit e huaj - Leje të reja pune dhe kriter page, synohet formalizimi

Nga Fabjona Pasho

Ndryshojnë rregullat për shtetasit e huaj - Leje të reja pune dhe

Rregullorja e ndryshuar për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare. Këto ndryshime sjellin jo vetëm procedura të reja administrative, por edhe një ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës dhe ekonominë vendase.

Një nga risistë është vendosja e certifikatës së regjistrimit për Shtetasit e Bashkimit Europian, të cilët qëndrojnë në vendin tonë më shumë se 3 muaj. Palikimi do të kryhet online në portalin e-Albania. Për familjarët e tyre që nuk janë shtetas të BE-së, parashikohet edhe pajisja me kartëqëndrimi.

Në të njëjtën kohë, vendimi përcakton kritere minimale financiare për të huajt që kërkojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Konkretisht, kërkohet provë për burime jetese prej të paktën 300 mijë lekësh në vit për person, ose të ardhura mujore jo më pak se paga minimale në Shqipëri. Ky prag synon të filtrojë hyrjen e të huajve në funksion të qëndrueshmërisë ekonomike dhe të shmangë presionin mbi skemat sociale.

Ndryshimet prekin drejtpërdrejt edhe tregun epunës, duke sjellë kategori të reja, duke formalizuar disa sektorë. Një prej tyre është është leja unike për punëtorët e shtëpisë, si dadot. Për këtë kategori kërkohet kontratëpune dhe deklarim I plotë I të dhënave të punësimit, përfshirë pagesën mujore bruto dhe informacionin mbi punëdhënësin.

Një tjetër ndryshim është përshpejtimi i procedurave. Pas aplikimitpër leje qëndrimi, I huaji do të pajiset Brenda 1 dite punë me leje provizore, e cila ka vlefshmëri një muaj. Kjo pritet të lehtësojë ndjeshëm procesin për individët dhe bizneset që kërkojnë të punësojnë të huaj.

Gjithashtu, të huajt duhet të dorëzojnë  vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore dhe kanë  detyrim për të provuar burime të mjaftueshme financiare.

Certifikata e regjistrimit dhe kartëqëndrimi do të ofrohen pa tarifë shërbimi, duke reduktuar kostot dhe duke nxitur formalizimin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat