Shqipëria Postuar më 16 Prill 2026, 12:58

“Porti i Ri i Durrësit, nyje strategjike rajonale” - Karakaçi: Kompania e huaj u tërhoq nga gara për shkak të rritjes së kostove

Nga Fabjona Pasho

“Porti i Ri i Durrësit, nyje strategjike rajonale” -

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interpelance në Kuvend, ka sqaruar asryet pse kompania e vetme në garë është tërhequr. Sipas Krakaçit, Porto Romano është një projekt me standard të larta dhe për këtë arsye edhe tenderimi vështirësohet.

“Porto Romano është një projekt që kërkon kohë, sigurisht përkushtim dhe standard të larta në zbatim. Si procesi i tenderimit dhe kompleksiteti teknik janë pjesë e natyrshme e një vepre të këtyre përmasave. Tenderi, apo prcedura tenderuese ka një ligj të posaçëm, që është ligji i prokurimeve publike. Ka patur dy procedura konkurruese, në procedurën e fundit ka patur 5 subjekte që kanë aplikuar. Një subjekt ka kaluar në fazën përmbyllëse, që shtë shpallur ofertues i suksesshëm, por me të drejtën e tij ky ofertues është tërhequr. Ka bërë edhe një njoftim sa i përket elementëve të kostove të projektit, që fondi nuk i përmbush më kostot e projektit", tha Karakaçi. 

Procedura e prokurimit ka një ligj të posaçëm. Ka pasur dy procedura tenderimi nga kompani të njohura botërore. E vetmja që plotësonte kushtet u tërhoq sepse I janë rritur kostot”, tha Karakaçi.

Karakaçi gjithashtu foli për kapacitetet e portit të ri dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të tij, si dhe theksoi se Marina e Durrësit nuk ka asnjë ndikim në port.

Ministri gjithashtu tha se ky port synohet të jetë një nyje e rëndësishme rajonale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat