Ndryshojnë rregullat për deklarimin e cash-it në kufi - Doganat mund të bllokojnë edhe shuma nën 10 mijë euro, masa e gjobave

Qytetarët që lëvizin në pikat kufitare me para cash në vlera mbi 10 mijë euro do të përballen me kontrolle më të rrepta, përtej detyrimit që kanë për ti deklaruar ato pranë autoriteteve doganore dhe për ti bërë të disponueshme për kontroll.
Referuar projektligjit te hedhur për konsultim publik për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, deklarata duhet të përmbajë të dhëna të plota të mbajtësit të parave, të pronarit si dhe të marrësit të synuar të parave cash.
Kur paratë cash, janë të pashoqëruara, autoriteti doganor mund të kërkojë që dërguesi ose marrësi i tyre, ose një përfaqësues i tij/saj, sipas rastit, të bëjë deklaratë informuese brenda një afati prej 30 ditësh. Autoriteti doganor mund të bllokojë paratë cash derisa dërguesi ose marrësi, ose një përfaqësues i tyre, të bëjë deklaratën informuese. Po ashtu deklarata duhet të përmbajë të dhëna shteruese të deklaruesit, dërguesit dhe marrësit.
Për të verifikuar përmbushjen e detyrimit për deklarimin e parave cash të shoqëruara po të pa shoqëruara autoritetet doganore kryejnë kontrolle të individëve, bagazheve dhe mjeteve të tyre të transportit sipas legjislacionin në fuqi.
Kur autoritetet doganore zbulojnë një mbajtës me një shumë parash cash nën pragun 10 mijë euro dhe ka të dhëna se paratë cash janë të lidhura me veprimtari kriminale, do ta regjistrojnë këtë informacion dhe të dhënat e kërkuara si në rastin mbi këtë kufi. Në këtë rast, kur ka të tilla dyshime, autoritetet doganore mund të bllokojnë përkohësisht paratë cash me anë të një vendimi administrativ në përputhje me legjislacionin. Periudha e bllokimit të përkohshëm nuk duhet të kalojnë 30 ditë.
Pasi autoritetet doganore bëjnë një vlerësim të plotë të nevojës dhe proporcionalitetit të një bllokimi të përkohshëm të mëtejshëm, ata mund të vendosin ta zgjasin periudhën e bllokimit deri në 90 ditë. Kur nuk merret vendim brenda afatit për bllokim të mëtejshëm të parave cash ose nëse përcaktohet se rrethanat e çështjes nuk e justifikojnë një bllokim të mëtejshëm, paratë cash do t’i kthehen menjëherë personit të cilit iu bllokuan.
Në rast se autoritetet doganore konstatojnë mosdeklarim si në rastet e parashikuar më sipër, vendosin gjobë, e cila llogaritet si përqindje mbi vlerën. Konkretisht 30 % të shumës mbi 10 000 euro kur shuma në total e parave cash është jo më shumë se 20 000 euro; Gjithsesi kjo gjobë nuk mund të jetë më pak se 500 euro; 40 % të shumës mbi 10 000 euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 20 000 euro por jo më shumë se 50 000 euro dhe 50 % të shumës mbi 10 000 euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 50 000 euro.
Kur autoritetet doganore dyshojnë se mosdeklarimi përbën vepër penale për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, kallëzimi penal bashkë me dosjen përkatëse, u transferohet autoriteteve gjyqësore kompetente për procedim penal të mëtejshëm, brenda 72 orëve nga çasti i verifikimit të shkeljes.
Ndryshojnë rregullat për shtetasit e huaj - Leje të reja pune dhe kriter page, synohet formalizimi
Rregullorja e ndryshuar për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare. Këto ndryshime sjellin jo vetëm......
Reklamat online në Shqipëri, Instagrami kryeson tregun/ Meta dominon ndjeshëm, ndërsa LinkedIn dhe X shënojnë rritje
Në fund të vitit 2025, tregu i reklamave në rrjetet sociale në Shqipëri u udhëhoq nga platformat e Meta-s, me Facebook dhe Instagram si kanalet kryesore për......
Qeveria, subvencionim të transportit publik - Reagimi, pas reduktimit me 40% të flotës së autobusëve. Operatorët: I kthehemi normalitetit
Një ditë pasi operatorët e transportit urban dhe interurban reduktuan me rreth 40% flotën e autobusëve në qarkullim, si reagim ndaj rritjes së çmimit të......
Kryeministri Rama, vizitë pune në Itali dhe Spanjë
Kryeministri Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të......
Modernizimi i kufijve, ulet koha e pritjes për bizneset - Tregtia në Ballkan, nis projekti për digjitalizimin e pikave kufitare
Rritja e efikasitetit në tregtinë rajonale dhe eliminimi i barrierave fizike e burokratike në kufi është tashmë një prioritet i Ministrisë së Ekonomisë dhe......
Kufizime për blerjen e pronës nga të huajt - Propozimi i qeverisë zvicerane për shtetasit jashtë BE dhe EFTA
Qeveria zvicerane synon të shtrëngojë kufizimet për blerjet e pronave nga të huajt, ndërsa vendi përballet me mungesë banesash. Sipas propozimeve të dërguara......
Financim i dedikuar për projektet mjedisore - Projektligji, propozohet krijimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, që parashikojnë për herë të parë krijimin e një......
Transformimi ekonomik, ku renditet Shqipëria? Stabiliteti financiar paraqitet pozitivisht, por e drejta e pronësisë “çalon”
Shqipëria renditet në vendin e 23-të për sa i përket transformimit ekonomik, mes 137 shtetesh të marra në shqyrtim. Gjendja e transformimit ekonomik, sipas......


