Shqipëria Postuar më 6 Shtator 2025, 12:33

Gjirokastra, destinacion i preferuar në çdo stinë - Rama: 500 mijë vizitorë deri në muajin korrik

Nga Alida Lula

Gjirokastra, destinacion i preferuar në çdo stinë - Rama: 500

Gjirokastra po tërheq edhe në këto ditë të para të vjeshtës numër të lartë turistësh të huaj, por edhe vizitorë vendas. Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, turistët po grishen nga arkitektura, historia, kulinaria dhe krejt potenciali i zonave përreth qytetit të gurtë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës, e cila prej muajit janar, deri në korrik ka mirëpritur 500 mijë vizitorë.

“Jam nga Zvicra. Bëmë udhëtimin e parë me makinë këtu në Shqipëri për dhjetë ditë. Shkuam në Himarë, Gjirokastër, Ksamil dhe patëm një përvojë shumë të mirë, ushqim të shkëlqyer dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. Jemi gjithashtu shumë të lumtur që erdhëm këtu, shkëmbyem përvoja me ta dhe patëm një përvojë të mrekullueshme në këtë vend”- tha një turiste nga Zvicra.

“Unë vij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është një vend i mrekullueshëm, njerëzit janë mikpritës. Ka shumë histori, ushqimi është i shkëlqyer. Vizituam Shkodrën, bëmë ecje nga Valbona në Theth, kaluam shumë bukur. Pastaj shkuam në Sarandë dhe sgurisht në Tiranë”- tha turisti nga SHBA.

“Shqipëria është një vend i shkëlqyer për t’u vizituar. Thjesht e shijova qëndrimin tim këtu dhe u rekomandoj të gjithëve të vizitojnë Shqipërinë. Ky qytet është një nga vendet më të bukura që kam vizituar në jetën time dhe të lë pa fjalë. Ejani ta vizitoni”- shtoi një vizitore nga Gjermania.

Pasi vizitojnë pjesët më të bukura dhe interesante të Gjirokastrës, shumë prej turistëve zgjedhin të qëndrojnë edhe disa ditë të tjera, të cilat ia kushtojnë eksplorimit të siteve arkeologjike dhe fshatrave përreth, ku janë ngritur një numër i konsiderueshëm bujtinash.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat