Trump kërcënon BE-në me hetim tregtar - Presidenti i quan “diskriminuese” gjobat ndaj Apple dhe Google
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do urdhërojë një hetim tregtar për të “anuluar” ato që ai i quajti gjoba diskriminuese që po vendosen nga Evropa kundër firmave të teknologjisë si Google dhe Apple. “Nuk mund ta lejojmë që kjo t’i ndodhë kompanive tona dhe nëse ndodh, do të detyrohem të nis një procedurë sipas Seksionit 301 për të anuluar gjobat e padrejta që u ngarkohen këtyre kompanive amerikane që paguajnë taksa”, shkroi Trump në Truth Social.
Trump kërcënoi unionin disa orë pasi Google u gjobit me gati 3.5 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian, në përfundim të një hetimi antitrust, të përqendruar në biznesin e reklamave online. Postimi erdhi gjithashtu një ditë pasi Trump organizoi një darkë në Shtëpinë e Bardhë me një grup drejtuesish të lartë të teknologjisë, të cilët e lavdëruan presidentin për punën që po bën. Drejtori Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, e falënderoi Trump pasi një gjyqtar amerikan mori një vendim në favor të kompanisë mëmë Alphabet. Pichai tha se e vlerësonte “dialogun konstruktiv” të administratës.
Presidenti amerikan e akuzoi Bashkimin Evropian “se në fakt po merrte para të cilat do të shkonin për investime dhe vende pune në Amerikë”. “Ky reagim vjen për shkak të shumë gjobave dhe taksave të tjera që janë lëshuar kundër Google dhe kompanive amerikane të teknologjisë, në veçanti”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
Në një postim tjetër, Trump tha se Google më parë kishte paguar 13 miliardë dollarë në “pretendime dhe akuza të rreme”. Nuk ishte e qartë se nga vinte kjo shifër, pavarësisht se kompania është përballur së fundmi me një sërë gjobash të mëdha rregullatore. Trump gjithashtu kritikoi BE-në për marrjen e miliarda dollarëve nga Apple në taksa të prapambetura dhe gjoba, për praktika të dyshuara antikonkurruese.
Postimi pretendon se Apple është gjobitur me 17 miliardë dollarë, por kjo shifër duket se përfshin një vendim gjykate të vitit 2024 në Irlandë që urdhëronte kompaninë të paguante mbi 14 miliardë dollarë në taksa të prapambetura. “Apple duhet të marrë paratë e saj mbrapsht!”, shkroi Trump.

Masa më të ashpra për tregun e punës - Kodi i ri Penal/ Punësimi i paligjshëm dënohet me burg
Tregu i punës në Shqipëri do të jetë edhe në shënjestër të masave penale, të parashikuara në kodin e ri të hedhur për konsultim publik. Referuar nenit 660,......

Të rinjtë po i kthejnë sytë nga arsimi profesional - Rreth 4 mijë regjistrime të pranuara, cilat janë drejtimet më të zgjedhura?
Arsimi Profesional po njeh një rritje të ndjeshme të interesit në të gjithë vendin, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një zgjedhje konkrete për të......

Mësuesit nën rregulla të reja - Kodi i Etikës, përcakton kufijtë e sjelljes në shkolla
Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar Kodin e ri të Etikës për mësuesit. Ky dokument......

Avancojnë punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Papër / Pjesë e Korridorit VIII, realizohet 46% e projektit
Përshpejtohen punimet në segmentin Elbasan-Papër, pjesë e Korridorit VIII. Shumë shpejt, pritet që autostrada të bëhet funksionale për......

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit” - OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin
Zjarret kanë kontribuuar ndjeshëm në ndotjen e ajrit vitin e kaluar, sipas një raporti të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM). “Flakët janë një burim i......

OpenAI sfidon tregun e gjysmëpërçuesve - Startup-i do të prodhojë çipin e parë të inteligjencës artificiale në 2026
OpenAI pritet të prodhojë çipin e vet të inteligjencës artificiale vitin e ardhshëm, në partneritet me gjigantin amerikan të gjysmëpërçuesve Broadcom, sipas......

Rruga Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, perspektivë zhvillimi / Lehtësi në qarkullimin e mjeteve, nxiten investimet në disa sektorë
Zhvillimi infrastrukturor i Qarkut Korçë po hyn në një fazë të re. Përshpejtimi i punimeve drejt një të ardhmeje më të lidhur, më të zhvilluar dhe më......

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?
Investitorët po kërkojnë strehë të sigurta mes pasigurisë së shtuar ekonomike. Çmimi i arit është rritur me gati një të tretën gjatë një viti, duke tejkaluar......