Masa më të ashpra për tregun e punës - Kodi i ri Penal/ Punësimi i paligjshëm dënohet me burg
Tregu i punës në Shqipëri do të jetë edhe në shënjestër të masave penale, të parashikuara në kodin e ri të hedhur për konsultim publik.
Referuar nenit 660, për punësimin e paligjshëm, “Vendosja, nëpërmjet mashtrimit ose abuzimit me një situatë nevoje e punonjësve në shërbim të punëdhënësit, në kushte pune ose sigurimesh shoqërore që dëmtojnë, shtypin ose kufizojnë të drejtat e njohura me ligj, nga kontratat kolektive ose nga kontratat individuale, vendosja e kushteve të paligjshme për punëtorët nëpërmjet punësimit të tyre sipas përcaktimeve që nuk kanë lidhje me kontratën e punës, ose i mbajnë ato në kundërshtim me parashikimet ligjore ose me urdhërimet administrative të lëshuara më parë për shkelje të tilla ose punësimi njëkohësisht i një numri të madh punonjësish pa njoftuar regjistrimin e tyre në organet kompetente shtetërore ose, sipas rastit, pa marrë autorizimin përkatës të punës, me kusht që numri i punëtorëve të prekur të jetë të paktën: 25%, në kompani me shumë se 100 punëtorë’ 50%, në kompani me më shumë se 10 punëtorë dhe jo më shumë 100, ose të gjithë, në shoqëri me më shumë se 5 dhe jo më shumë se 10 punëtorë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 30 ditë.
Kryerja e veprimeve të mësipërme me dhunë ose kanosje, dënohet me burgim deri në 3 vjet.
Vepra penale punësimi i të huajve pa leje pune ka kriminalizuar punësimin në mënyrë të përsëritur të shtetasve të huaj që nuk kanë leje pune, ose punësimin e një të mituri të cilit i mungon leja e punës si dhe punësimin e të huajit në shkelje të të drejtave të punëmarrësit. Dënimi për këtë vepër parashikohet në 4 vite burg.
Po ashtu vepra penale “Rekrutimi me dredhi i krahut të punës” bën të ndëshkueshme penalisht rekrutimin e personave ose shtytjen e personave me qëllim që ata të vendosin për t’u larguar nga puna e tyre duke iu ofruar me mashtrim, dredhi ose në të rremë, punësim ose kushte pune që nuk i mundësojnë në të vërtetë. Dënimi për këtë vepër është deri në 45 ditë burg.
Ndërsa neni 664 citon se “Kushdo që nxit ose jep ndihmë për emigrimin e një personi në një vend tjetër duke simuluar një kontratë ose leje qëndrimi të rreme të një shteti të huaj, ose duke përdorur një mashtrim tjetër të ngjashëm, që krijojnë bindjen për të ndjekur orientimin për emigrim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 4 vjet.

Të rinjtë po i kthejnë sytë nga arsimi profesional - Rreth 4 mijë regjistrime të pranuara, cilat janë drejtimet më të zgjedhura?
Arsimi Profesional po njeh një rritje të ndjeshme të interesit në të gjithë vendin, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një zgjedhje konkrete për të......

Mësuesit nën rregulla të reja - Kodi i Etikës, përcakton kufijtë e sjelljes në shkolla
Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar Kodin e ri të Etikës për mësuesit. Ky dokument......

Avancojnë punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Papër / Pjesë e Korridorit VIII, realizohet 46% e projektit
Përshpejtohen punimet në segmentin Elbasan-Papër, pjesë e Korridorit VIII. Shumë shpejt, pritet që autostrada të bëhet funksionale për......

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit” - OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin
Zjarret kanë kontribuuar ndjeshëm në ndotjen e ajrit vitin e kaluar, sipas një raporti të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM). “Flakët janë një burim i......

OpenAI sfidon tregun e gjysmëpërçuesve - Startup-i do të prodhojë çipin e parë të inteligjencës artificiale në 2026
OpenAI pritet të prodhojë çipin e vet të inteligjencës artificiale vitin e ardhshëm, në partneritet me gjigantin amerikan të gjysmëpërçuesve Broadcom, sipas......

Rruga Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, perspektivë zhvillimi / Lehtësi në qarkullimin e mjeteve, nxiten investimet në disa sektorë
Zhvillimi infrastrukturor i Qarkut Korçë po hyn në një fazë të re. Përshpejtimi i punimeve drejt një të ardhmeje më të lidhur, më të zhvilluar dhe më......

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?
Investitorët po kërkojnë strehë të sigurta mes pasigurisë së shtuar ekonomike. Çmimi i arit është rritur me gati një të tretën gjatë një viti, duke tejkaluar......

"Jupiteri", superkompjuteri më i shpejtë i Evropës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli
Superkompjuteri më i shpejtë i Evropës ndodhet në Gjermani. I pagëzuar me emrin "Jupiter" ai do të ndihmojë, ndër të tjera, në fushat e klimës dhe......