Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2026, 10:30

Fermerët mund të “blejnë” vitet e punës pa gjoba - Nga 294-384 euro në vit. Falen të gjitha kamatvonesat në sistem

Nga Elisabeta Dosku

Fermerët mund të “blejnë” vitet e punës pa gjoba

Nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura, apo gjobave dhe kamatëvonesave do të përfitojnë edhe fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që kanë apo kanë pasur një NIPT, pavarësisht nëse janë apo jo aktivë aktualisht.

Konkretisht në ligjin i cili hyri në fuqi në janar,  "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë", në nenet 5 dhe 6, specifikohet edhe shuarja e kamatëvonesave për kategorinë e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Konkretisht do të "Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin."

Ndërsa neni 6 parashikon  "Shuarjen e dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2015 deri në datën 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, me kushtin që të paguhet 100% kontributi brenda datës 31.12.2026.

E thënë ndryshe, këto nene parashikojnë që kontributet për sigurimet shoqërore të të vetëpunësuarve në bujqësi, nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 7703/ 1993, i ndryshuar, nga data 01.10.1993 deri më datë 31.12.2024, paguhen pa kamatëvonesa, sipas vendimit në fuqi.

Pra çdo fermer mund të “blejë” vite e punës me një shumë vjetore prej 38, 400 lekë në vit për zonat fushore  dhe  29, 400 lekë në vit për fermerët në zonat malore, duke mos pasur asnjë penalitet sa i takon gjobave dhe kamatvonesave.

Për një periudhë 10 vjeçare fermerët në zonat fushore do duhet të paguanin 384 mijë lekë dhe në zonat malore 294 mijë lekë.

Blerja e viteve të punës është një mundësi që u siguron fermerëve përfitime nga pensioni në të ardhmen.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat