Shqipëria Postuar më 18 Shkurt 2026, 13:19

Shqipëri–Turqi, vizion i përbashkët për investime në turizëm - Muhamed Isler: Është lokomotivë e ekonomisë shqiptare

Nga Diamila Leka

Shqipëri–Turqi, vizion i përbashkët për investime

Në Tiranë u organizua një aktivitet mbi zhvillimin sektorial të turizmit me fokusin e Shqipërisë turistike, si destinacion 12 mujor. Kreu i Musiad Albania, Muhamed Isler, deklaroi se fusha strategjike në Shqipëri aktualisht është turizmi.

“Vendosëm të fillojmë me sektorin e turizmit, sepse po vlerësohet perspektiva  e investimeve në Shqipëri, besojmë se turizmi është fusha e parë dhe më strategjike që na vjen në mendje. Turizmi është një nga sektorët lokomotivë që po përshpejton rritjen ekonomike. Në këtë pikë tret ema kanë rëndësi kritike, investime cilësore, aksesueshmëria dhe lidhjet dhe rritja e qëndrueshme”.

Ky aktivitet prezantoi qartë edhe vizionin e përbashkët mes Turqisë dhe Shqipërisë, vullnetit të investimeve dhe objektivat e rritjes që i janë vendosur në fushën e turzmit.

"Turizmi i Shqipërisë, ka njohur një zhvillim të dukshëm vitet e fundit, dhe tani është shndërruar në një nga destinacionet më dinamike. Qëllimi jonë është ta bëjmë këtë rritje të qëndrueshme e ta pozicionojmë shqipërinë si një destinacion turistik që jeton 12 muajt e vitit. Çdo kontakt, apo bisedë që do të zhvillohet sot do vendosin rekordet e reja të turizmit në vitin 2026 dhe në vitet që do të pasojnë”, tha Sinan Tekin, Nënkryetari i MUSIAD Albania.

Në fjalën e tij, ministri i Kulturës Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja, theksoi se ne duhet të mësojmë nga shërbimet dhe cilësia e shërbimeve turke në sektorin e turizmit, ndërsa vuri në pah rëndësinë e investimeve turke në Shqipëri.

“Turqia sot në Shqipëri është sot mbi 10.6% të totalit të investimeve të huaja direkte për vitin 2025. Dhe me rreth 130 mln euro vetëm në 9 mujorin e parë të vitit të kaluar, dhe në stokun e investimeve të huaja në Shqipëri është me një përqindje prej 8.2% të totalit.”

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat