Kroacia, me “sytë” nga energjia bërthamore - Synon të mbulojë 30% të nevojave deri në vitin 2040

Kroacia synon të mbulojë të paktën 30% të nevojave të saj për energji elektrike me energji nga burimet bërthamore deri në vitin 2040, tha ministri i energjisë, pasi i paraqiti qeverisë projektligjin mbi zhvillimin e energjisë bërthamore në vend.
Energjia bërthamore është një zgjedhje strategjike: një themel i besueshëm, i qëndrueshëm dhe me karbon të ulët për sistemin e ardhshëm të energjisë kroate dhe një garantues i fortë i qëndrueshmërisë së tij në dekadat që vijnë, shtoi ministry.
Sipas projektligjit të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, për të arritur qëllimet e saj energjetike, Kroacia do të mbetet e përfshirë në kërkimin e mundësive për të zgjatur licencën e operimit të termocentralit bërthamor Krsko dhe për të ndërtuar më shumë kapacitete bërthamore, siç janë reaktorët e vegjël modularë bërthamorë.
Projektligji përcakton kornizën legjislative për zhvillimin e energjisë bërthamore në vend. Vendndodhjet specifike për kapacitetet e ardhshme të energjisë bërthamore do të përcaktohen nga ligje të tjera.
Kroacia dhe Sllovenia fqinje janë bashkëpronarë të termocentralit bërthamor Krsko, i cili furnizon rreth 16% të nevojave energjetike të Kroacisë. Centrali Krsko, i ndërtuar në vitin 1983, pritet të ndalojë së funksionuari në vitin 2043. Centrali ka një reaktor të vetëm me ujë të presionuar me një prodhim elektrik bruto prej 730 MW, duke mundësuar prodhimin e afërsisht 5,700 GWh energji elektrike në vit.
Qeveria e Sllovenisë tha se planifikon të miratojë një plan hapësinor kombëtar për ndërtimin e një njësie të dytë të termocentralit në gjysmën e dytë të vitit 2028.
Rreth 9.6 milionë netë qëndrime në 2025/ Dominojnë hotelet, “shpërthen” akomodimi alternativ dhe kampingu
Viti 2025 mbyllet me 9.67 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese. Është një rritje me gati 30% krahasuar me një vit më parë. Nga 2.22 milionë netë......
Korridori VIII, një domosdoshmëri strategjike - Tajani: Përparësi strategjike për ekonomitë tona. Zhvillohet në Tiranë ministeriali
Në Tiranë është zhvilluar forumi i ministrave të Jashtëm të vendeve nga ku kalon korridori VIII (Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bullgari dhe Rumani, si dhe......
Shqipëria, në garën globale të internetit/ Sa shpejt lundrojmë në botën digjitale në 2026-ën?
Shpejtësia e internetit konsiderohet sot si një nga treguesit më të rëndësishëm të nivelit të digjitalizimit dhe zhvillimit teknologjik të një vendi. Ajo......
Evropa humb “kontrollin” mbi turistët amerikanë - Anketa, po “josh” udhëtarët kinezë dhe indianë
Turistët kinezë dhe indianë pritet të kompensojnë një ngadalësim të mundshëm të rritjes nga udhëtarët amerikanë në Evropë këtë vit, sipas një ankete të......
Luhatje të përgjithshme në tregun valutor! – Forcohen Dollari dhe Paundi
Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 81.1 lekë dhe......
Korridori VIII rrugor dhe hekurudhor - Si po ecën realizimi i aksit strategjik në territorin shqiptar?
Korridori VIII, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për integrimin rajonal, po avancon gradualisht si në komponentin rrugor, ashtu edhe në......
BE përballet me dilemën e çmimit të energjisë elektrike - Industria kimike është ndër më të prekurat me mbyllje fabrikash
Ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë ide të reja për të adresuar kërkesat e industrive që konsumojnë shumë energji, propozime të reja për të......
Lagarde, dorëheqje para mbarimit të mandatit të Macron? - Lajmi ekskluziv nga Financial Times. Përgënjeshtron BQE
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, planifikon të largohet pa përfunduar mandatin, përpara zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit......


