Fatura e aksidenteve - AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike

Një kompani sigurimi ka paguar mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet që pësuan makinat në aksident apo ngjarje të tjera. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), dëmi mesatar i paguar në janar-korrik të 2026 është rritur me thuajse 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo rritje e pagesave të dëmeve është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shtimit të aksidenteve rrugore. Këtë fakt e konfirmojnë edhe shifrat e INSTAT, të cilat tregojnë se në janar-korrik të këtij viti ka pasur 110 ose 10% më shumë aksidente se shtatëmujori i 2025.
Ndër të gjitha produktet e sigurimit motorik, vetëm MTPL e brendshme që është e detyrueshme, ka pasur rritje të vlerës së dëmit mesatar, ndërkohë që sigurimi Kasko, ai kufitar dhe Kartoni Jeshil rezultojnë me rënie të pagesës së dëmeve. Pra, nuk ka pasur shumë raste aksidentesh të makinave me targa shqiptare që dalin jashtë vendit apo atyre me targa të huaja që hyjnë në territorin shqiptar.
Nëse bëjmë një krahasim me dëmin mesatar të sigurimit të jetës, ky i fundit është me një rënie prej gati 8%. Pra, rreth 91 mijë lekë rezulton të ketë paguar një kompani sigurimi për rastet e humbjes së jetës apo problemeve me shëndetin.
Teksa edhe kjo e hënë ka nisur me një bilanc tragjik në rrugët e vendit, me dy të vdekur dhe nëntë të plagosur si pasojë e përplasjes, këto ngjarje na tregojnë edhe një herë se sa i rëndësishëm është sigurimi, jo se ky i fundit mund të shpëtojë jetë, pasi kjo varet nga kujdesi që çdo shofer shfaq në drejtimin e automjetit, por të paktën mbulon shpenzimet e dëmeve nga një ngjarje e tillë.
Kullat e Veriut, drejt rijetëzimit - Gonxhja: 697 raste pronësie, 28 projekte restaurimi
Kullat karakteristike të Veriut të Shqipërisë pritet të hyjnë në një fazë të re, nga objektet e trashëgimisë kulturore, në asete që mund të gjenerojnë......
Transporti, sfida e tranzicionit - Plani i ri për dekarbonizimin: Elektrifikim, transport publik dhe hekurudhor
Transporti është një prej sektorëve kryesorë ku vendi ynë duhet të ndërhyjë për të përmbushur objektivat energjetikë dhe klimatikë deri në fund të dekadës.......
Ndërtimet e reja në Shqipëri/ Zënë 35-50% të ofertës në zonat kryesore
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të karakterizohet nga një prani e konsiderueshme e ndërtimeve të reja. Sipas një vlerësimi të Investropa......
Shtëpia mban gratë larg punës/ Puna e papaguar, 28% përballë vetëm 1.5% te meshkujt
Edhe pas një dekade, detyrat shtëpiake vazhdojnë të jenë një nga arsyet kryesore që i mbajnë gratë shqiptare jashtë tregut të punës. Të dhënat e INSTAT-it......
Sinjali i fortë që vjen nga Gjermania - Fitorja e AfD-së dhe krisja e barrierës ndaj ekstremit të djathtë
Rezultati i fortë i Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt është më shumë sesa një sukses elektoral në një land të......
9.7 mln euro për bebet/ 7-mujori, rritje në raport me një vit më parë
Në 7 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka shpërndarë 900 milionë lekë, apo 9.7 milionë euro për bebet e lindura gjatë kësaj periudhe. Të dhënat......
Ku po hapen më shumë biznese? - Nga 6039 në Tiranë, te vetëm 78 në Kukës. Harta e sipërmarrjeve të reja
Janë mbi 11 mijë biznese të reja të regjistruara në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, por harta e sipërmarrjes tregon një përqendrim të fortë......
Turqia rrit parashikimin e inflacionit në 28.4% - Lufta në Lindjen e Mesme rëndon ekonominë
Turqia ka rishikuar ndjeshëm në rritje parashikimin për inflacionin në fund të vitit 2026, duke e çuar atë në 28.4%, nga 16% që ishte parashikimi i......

