Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2025, 13:43

Energjia në zonat turistike - Linjë e re në Orikum, OSSH: E nevojshme për shkak të zhvillimeve urbane

Nga Ola Mitre

Energjia në zonat turistike - Linjë e re në Orikum, OSSH: E

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin me fond limit prej 159,7 milionë lekë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të mesëm 20 kV dhe kabinave elektrike në zonën e Orikumit, që është një nga zonat turistike me rritje të konsiderueshme në jug të vendit.

Projekti parashikon ndërtimin e e linjës së tensionit të mesëm, ndërtimin e 8 kabinave të reja elektrike, rikonstruksionin e 10 kabinave ekzistuese, si dhe instalimin e rrjetit të tensionit të ulët me kabllo ABC në qytetin e Orikumit.

Sipas dokumenteve shoqëruese, zona e Orikumit, tashmë është pothuajse e bashkuar me periferinë urbane të Vlorës, së bashku me zonën e Radhimës. “Ajo përbën një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik dhe me ndërtimin e Lungomare 3, një zhvillim intensiv urban dhe ndërtimor”, - thuhet ndër të tjera në dokument.

Për këto arsye, kapacitetet aktuale të rrjetit shpërndarës janë tejkaluar, duke sjellë nevojën për ndërhyrje dhe rritje të kapaciteteve.

Sipas OSSH, ky investim është pjesë e strategjisë kombëtare për modernizimin e rrjetit elektrik, duke synuar rritjen e sigurisë së furnizimit për konsumatorët ekzistues dhe mbështetjen e zhvillimit afatgjatë turistik e urban të zonës.

Në të ardhmen, fideri i ri O4 do të lidhet me fiderin O3, i cili do të furnizojë zonën e plazhit të Orikumit, duke garantuar një rrjet më të qëndrueshëm dhe furnizim të pandërprerë me energji.

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat