Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2025, 11:31

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është shitur me 84.1 lekë në raport me ditën e djeshme.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në vlera relativisht të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë sot me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.5 lekë.

Franga zvicerane duket e paqëndrueshme këtë të premte pasi ka shënuar nga dita e djeshme lëvizje jo koherente të vlerës duke u blerë këtë mëngjes me 102.3 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë.

Paundi britanik gjithashtu duket se e ka mbyllur këtë periudhë 7-ditore në vlera jo të qëndrueshme duke u blerë sot në raport me dje me 111.1 lekë dhe duke u shitur me 112.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat