Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2025, 11:06

TEG Talent”, spektakli i fëmijëve më të spikatur të skenës, po vjen!

Nga SCAN TV

  TEG Talent”, spektakli i fëmijëve më të spikatur
 
Për herë të parë në Shqipëri, një talent show unik zhvillohet në një qendër tregtare. Dhe kush tjetër përveçse TEG mund ta sillte këtë risi? 
 
Këtë shtator, TEG shndërrohet në një skenë madhështore ku dritat, muzika dhe emocionet bashkohen për të zbuluar talentet e reja të moshës 5 deri në 15 vjeç. 
 
Keni vënë re se fëmija juaj këndon me pasion, vallëzon me shpirt, bën akrobaci që të lënë pa fjalë, luan instrument si profesionist apo futet në rol e aktron si në një skenë të madhe? Ky është momenti i tij për të shkëlqyer! 
 
“TEG Talent” është vendi ku dhuntitë e fëmijëve marrin dritën që meritojnë - përpara një audience të gjallë dhe një jurie të jashtëzakonshme: Vesa Luma, Graciano Tagani dhe Iva Tiço! 
 
Pse të merrni pjesë? 
-Një eksperiencë e paharrueshme për fëmijën tuaj. 
-Mundësi për të performuar në një skenë të vërtetë. 
-Vlerësim nga profesionistë të njohur të muzikës, artit dhe kulturës. 
-Shumë argëtim, frymëzim dhe – pse jo – një çmim i madh! 
 
Mos e humbni këtë mundësi! 
 
Audicioni i madh zhvillohet më 29 Gusht, ora 10:00 në TEG. 
 
Regjistrohu këtu dhe jepi fëmijës tuaj shansin të bëhet pjesë e spektaklit më emocionues të vitit. 
 
“TEG Talent” – Sepse çdo talent i vogël meriton një skenë të madhe! 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat