Rreth 6.5 milionë të huaj kanë hyrë në vend për 7 muaj/ Rriten vizitat për qëllime biznesi dhe fetare gjatë Korrikut

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, rezulton se përgjatë muajit korrik kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 2.6 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Nëse e krahasojmë me korrikun e vitit të shkuar, shohim se numri i shtetasve që ka hyrë ka pësuar një rritje prej 1.5%.
Sipas të dhënave, rezulton se rreth 837 mijë nga këta shtetas ishin shqiptarë, numri i të cilëve ka pësuar një rritje prej 3.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Ndërkohë, për shtetasit e huaj, rritja është më e zbutur, vetëm 0.4%, duke bërë që për këtë muaj të hyjnë në vend rreth 1.8 milionë shtetas të huaj.
Ndërsa për sa i përket daljeve, rezulton se rreth 2.57 milionë shtetas kanë dalë nga territori, duke pasur një rritje prej 9.6%. Rezulton se nga këta shtetas, rreth 782 mijë ishin shqiptarë, me një rritje prej 11.1% krahasuar me korrikun e vitit 2024. Ndërsa rreth 1.79 milionë të huaj kanë dalë nga territori shqiptar me një rritje prej 9%.
Nëse i referohemi periudhës 7-mujore, rezulton se kanë hyrë gjithsej 6.58 milionë të huaj, me një rritje vjetore prej 3.5%. Për sa i përket origjinës së tyre, për muajin korrik rezulton se 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 68% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti evropian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 12%.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj në 99% të rasteve është për qëllime personale. Ndërkohë, hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 15.6%. Gjithashtu, për këtë muaj edhe vizitat për qëllime fetare kanë shënuar rritje.
Most visited
EU tightens cybersecurity - Companies must report attacks within 24 hours
The European Union has started implementing new rules on the cybersecurity of digital devices and software. From September 11, 2026, manufacturers are......
Cybersecurity in schools - Kazia: It will be an elective subject for grades I, VI, X. Training for teachers and parents
Starting this school year, first, sixth, and tenth grade students will have an elective course on cybersecurity, while teachers and parents will also be......
Ownerless Apartments - Lawyer: In whose name is the legalization done? Court obstacles removed
Apartments that have more than one claim to ownership will enter the legalization process, despite the fact that there is no court decision that determines......
Housing in the face of prices - Demirxhiu: Reduce quotas, increase values
The new housing reform aims to bring 7,000 apartments to the market through soft loans, extending support to young couples, professionals and young families.......
How did income change? 1 in 4 employees was paid the minimum wage in the second quarter
The level of wages in Albania continues to show significant differences between categories of employees, while the distribution of wages is gradually......
