Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj - 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave
Qytetarët shqiptarë paguajnë një vlerë të konsiderueshme në formën e tatimit që u mbahet nga pagat apo nga transaksionet e pasurive të paluajtshme.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar – Korrik 2025, janë në shumën 48.2 miliardë lekë apo rreth 482 milionë euro.
Nga ky burim, janë mbledhur 101 milionë euro ose 26.5% më shumë se 7 mujori i parë 2024, duke e bërë zërin më rritjen më të madhe ndër të ardhurat e tjera që mbledh shteti.
Nga ana tjetër nëse do të analizojmë të dhënat historike të të ardhurave të gjeneruara për periudhën 7 mujore nga ky zë i buxhetit, vihet re një rritje progresive nga viti në vit. Dhe në raport me vitin 2015 kur të ardhurat e mbledhura regjistroheshin në 165 milionë euro, rritja është me 192 % apo 3 herë më të larta.
Por cilët kanë qenë faktorët që kanë ndikuar në këtë trend?
Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi paguar mbi pagën që marrin të jetë më i lartë.
Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.
Nga ana tjetër ndikim ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që vetëm gjatë muajit tetor 2024, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre. Ndërsa fushata vijoi edhe më pas me një raund të dytë tek ato biznese që nuk kishin reaguar.
Rritje graduale e numrit të kontribuuesve në skemën e sigurimeve, kryesisht në subjektet private, gjë që mund të kenë ardhur edhe nga fushata antiinfomalitet, ka bërë që të rritet edhe vlera e paguar si tatim mbi pagat.
Ndërkohë që dyfishimi i numrit të punonjësve që plotësuan gjatë këtij viti Deklaratën Individuale të të Ardhurave, për shkak të uljes së pragut të deklarimit në nivelin e të ardhurave në 1.2 milionë lekë në vit, ka pasur ndikim të konsiderueshëm.
Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë. Kjo tregon që veç pagave, ecuri pozitive ka pasur edhe sektori i pasurive të paluajtshme dhe finalizimi i transaksioneve, si dhe rritja e çmimit të qirave kryesisht në kryeqytet ka bërë që për ato qira të deklaruara, pagesa në tatime të jetë më e lartë.
Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat.
Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së dhe përbën afro 26.7% të totalit të të ardhurave tatimore.

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Shqiptarët po preferojnë shërbimet bankare nga shtëpia - BSH: Në pesë muaj, 21% më shumë transaksione me home banking se në 2024
Shqiptarët po përdorin më shumë shërbime bankare nga shtëpia, përmes faqeve online ose aplikacioneve të bankave, duke kursyer kohë dhe shmangur radhën në......

Shkollat, me rregulla të reja - Nga lufta ndaj bullizmit, te oficerët e sigurisë
Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi “Për kualifikimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve të kulturës profesionale në arsimin dhe formimin......

Rritet konsumi i energjisë në ujësjellësa - ERRU: Çdo shoqëri duhet të hartojë studime specifike për eficiencën
Eficienca e energjisë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ka pësuar një përkeqësim të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me një vit më parë. Të dhënat e......

TEG Talent”, spektakli i fëmijëve më të spikatur të skenës, po vjen!
Për herë të parë në Shqipëri, një talent show unik zhvillohet në një qendër tregtare. Dhe kush tjetër përveçse TEG mund ta sillte këtë risi? Këtë shtator,......

Kina “pushton” tregun evropian të makinave - Regjistrimet e automjeteve elektrike kineze rriten me 60%
Konkurrenca e fortë nga Kina dhe mungesa e infrastrukturës së karikimit në shumë vende evropiane po krijojnë sfida serioze për prodhuesit e automjeteve......

Kostot e luftës në Ukrainë - Cili shtet po mban “barrën” kryesore të mbrojtjes?
Teksa bisedimet transatlantike për të ardhmen e Ukrainës intensifikohen, një çështje del në pah, veçanërisht në deklaratat e presidentit amerikan Donald......

Evropa motivon vizitorët e “gjelbër” - Qytetet ofrojnë shpërblime inovatore për të nxitur turizmin e qëndrueshëm
Dhjetëra destinacione të njohura në Evropë kanë vendosur gjoba, taksa dhe kufizime të tjera për udhëtarët në muajt e fundit, me synimin për të luftuar......