Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2026, 14:16

Diaspora shqiptare 2025: Rreth 2.25 milionë jashtë vendit, shumica në moshë pune!

Nga Edel Strazimiri

Diaspora shqiptare 2025: Rreth 2.25 milionë jashtë vendit, shumica

Dhoma e Biznesit të Diasporës ka publikuar të dhëna të reja që hedhin dritë mbi potencialin ekonomik dhe demografik të shqiptarëve jashtë kufijve të vendit. Sipas statistikave zyrtare për vitin 2025, diaspora e re shqiptare vlerësohet të përfshijë rreth 2,256,346 individë — afërsisht 49% e shtetasve shqiptarë në total.

Nga ky numër, 1,177,529 janë meshkuj dhe 1,078,817 femra. Profilizimi sipas moshës tregon një komunitet kryesisht aktiv ekonomikisht: 18% janë 0–14 vjeç, 77% janë 15–64 vjeç dhe vetëm 5% mbi 65 vjeç. Dhoma e Biznesit thekson se kjo strukturë përfaqëson një kapital njerëzor të ri dhe të specializuar, i cili mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik përmes remitancave, ekspertizës profesionale dhe rrjetave bashkëpunuese.

Remitancat vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm, me vlera që tejkalojnë 1 miliard euro në vit, por Dhoma nënvizon se përfitimet më të mëdha mund të arrihen duke integruar ekspertizën dhe investimet e diasporës në strategjitë zhvillimore të vendit. Për Dhomën e Biznesit, sfida mbetet përmirësimi i bashkëpunimit institucional dhe krijimi i mekanizmave që të lehtësojnë transferimin e njohurive dhe kapitalit nga diaspora drejt ekonomisë vendore.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......