Shqipëria Postuar më 11 Prill 2026, 10:37

DPT: 415 mijë orë të kursyera në mars 2026 nga shërbimet online të tatimeve

Nga Edel Strazimiri

DPT: 415 mijë orë të kursyera në mars 2026 nga

Shërbimet online të administratës tatimore vijojnë të sjellin lehtësira të ndjeshme për qytetarët dhe bizneset. Vetëm gjatë muajit mars 2026, janë kursyer rreth 415,000 orë falë përdorimit të platformës elektronike e-Albania dhe shërbimeve digjitale të tatimeve.

Sipas të dhënave zyrtare, ndër shërbimet më të përdorura rezultojnë:

Vërtetimi për pagimin e kontributeve nga subjekti/për individin, me 192,082 aplikime
Vërtetimi i pagesës, me 171,513 aplikime
Vërtetimi për pagim detyrimesh, me 26,495 aplikime
Vërtetimi i xhiros për 3 vitet e fundit, me 19,544 aplikime
Vërtetimi i statusit (aktiv/pasiv), me 5,734 aplikime
Këto shifra tregojnë rritjen e përdorimit të shërbimeve online dhe besimin e qytetarëve tek digjitalizimi, duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes dhe procedurat burokratike.

Administrata tatimore thekson se do të vijojë zgjerimin e shërbimeve elektronike, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të aksesit dhe efikasitetit për çdo përdorues.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat