Malaj takim me biznese të sektorit të turizmit në Berat - Fokus deklarimi real i pagave, formalizimi i sektorit dhe konkurrenca e ndershme

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një takim me subjekte që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Beratit. Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat dhe sfidat me të cilat përballen këto subjekte gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, bashkëpunimi me Administratën Tatimore dhe ecuria e zbatimit të planit operacional për sektorin e turizmit në rajonin e Beratit.
Në diskutimin e tij, Ministri Malaj vuri në dukje ndikimin e sektorit të turizmit dhe të sektorëve të ndërlidhur me të në ekonominë kombëtare dhe rëndësinë formalizimit real të tij. Në këtë drejtim, Ministri tha se është thelbësore rritja e deklarimit të pagave reale dhe përmirësimi i nivelit të pagave aktuale, gjë që përkthehet në rritje të mirëqenies për punonjësit dhe më shumë siguri për të ardhmen e tyre, ashtu si edhe rritja e transparencës fiskale dhe deklarimi real i qarkullimit të bizneseve.
Duke iu referuar qytetit të Beratit, z. Malaj tha se ai përbën një histori suksesi në zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, megjithatë, duhet një angazhim më i madh për të garantuar konkurrencë të ndershme, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe përmirësim të nivelit të pagave.
Sipas të dhënave, në sektorin e turizmit në Berat operojnë 746 tatimpagues, nga të cilët vetëm 50 janë subjekte me TVSH, ndërsa kontributi i këtij sektori në TVSH përbën rreth 2.3% të totalit të aktivitetit ekonomik, me një vlerë prej rreth 16.5 milionë lekësh. Numri i të punësuarve në këtë sektor ka pësuar rritje me 11 %, megjithatë ka ende nevojë dhe hapësirë për përmirësim të strukturës së pagave dhe formalizimit të marrëdhënieve të punës.
Në prag të sezonit turistik, është e domosdoshme rritja e angazhimit për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe qëndrueshmëri afatgjatë të sektorit. Formalizimi i aktivitetit dhe përmirësimi i standardeve janë kyç për të rritur besimin dhe zhvillimin ekonomik.
Takimi u zhvillua në formën e një diskutimi të hapur, ku përfaqësuesit e biznesit ndanë shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për më shumë mbështetje, akses në fuqi punëtore të kualifikuar dhe politika që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.
Lirimi i brezit të sigurisë në akset rrugore kombëtare dhe krijimi i korridoreve të gjelbra, takim Hita-Kozeli
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim pune me......
Program Kombëtar për Parkimet - Demo: Rritje në zonat urbane e turistike, investimet edhe në bashkëpunim me privatin
Qeveria ka prezantuar Programin Kombëtar të Parkimeve, një nismë që synon të adresojë një nga problematikat më të prekshme në qytetet shqiptare, veçanërisht......
“Porta e Alpeve”, qeveria firmos kredinë 50 mln euro - Karakaçi: Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total 100 mln euro
Qeveria ka miratuar marrëveshjen e kredisë 50 mln euro me Bankën Evropiane të Investimeve, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon zhvillimin e......
Turistët perëndimorë preferojnë Shqipërinë - Lufta në Lindjen e Mesme po devijon turizmin
Gjithmonë e më shumë evropianë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Kjo lidhet me ofertën e gjerë turistike që vendi ynë ofron. Megjithatë, lufta në......
Cilat janë destinacionet me kosto më të ulët për pushime? Për vitin 2026, Shqipëria renditet ndër vendet më të lira për turistët
Viti 2026 pritet të sjellë tendenca të reja për sa i përket turizmit. Sipas Travel and Tours, Shqipëria është një nga vendet ku kostot janë më të ulëta se në......
AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 3-mujorin e parë 2026
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke......
“Monitorim tregut të produkteve ushqimore” - Ibrahimaj: Subvencionojmë shtresat në nevojë nëse do të ketë shtrenjtime të tjera
Çmimet e frutave dhe perimeve janë nën monitorimin e qeverisë shqiptare, ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se janë edhe në......
Mbi 92 mijë vizitorë në muzetë dhe parqet arkeologjike në 3 muaj - Turizmi kulturor në rritje, cilat janë sitet më të vizituara?
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi shifrat e vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit, që dëshmojnë rritje të......


