Mbi 92 mijë vizitorë në muzetë dhe parqet arkeologjike në 3 muaj - Turizmi kulturor në rritje, cilat janë sitet më të vizituara?

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi shifrat e vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit, që dëshmojnë rritje të interesit nga turistë vendas dhe të huaj. Sipas shifrave të publikuara, në total, 92 mijë e 918 vizitorë vendas dhe të huaj kanë vizituar muzetë dhe qendrat kulturore në vend. Në krahasim me vitin 2023 është shënuar një rritje prej 81%.
Të dhënat tregojnë se muzetë kombëtarë kanë pritur 39 mijë e 338 vizitorë, ndërsa pjesa më e madhe e fluksit është përqendruar në parqet arkeologjike, kalatë dhe monumentet e kulturës, me 53 mijë e 580 vizitorë në total. Këto shifra dëshmojnë një interes të veçantë për turizmin historik që lidhet me identitetin kulturor të vendit.
Ndërkohë, ndër sitet kulturore më të vizituara kryeson Parku Arkeologjik i Kalasë Shkodër, i cili ka tërhequr 16 mijë e 309 vizitorë gjatë këtij tremujori të parë Janar-Mars 2026.
Në vend të dytë renditet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 14 mijë e 924 vizitorë. Më pas vjen Kalaja e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë botërore, e cila ka mirëpritur 13 mijë e 460 vizitorë, duke mbetur një nga atraksionet kryesore në jug të vendit.
Lista vijon me Parkun Kombëtar të Butrintit, një sit arkeologjik me rëndësi të veçantë historike dhe turistike, i vizituar nga 9 mijë e 160 persona, si dhe Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, ku e kanë vizituar 8 mijë e 957 turistë.
Shifrat tregojnë një interes në rritje për trashëgiminë kulturore shqiptare, duke reflektuar edhe shtimin e turizmit dhe promovimin e destinacioneve historike në vend.
Jo më vula në pasaporta - Çfarë ndryshon nga sot në 29 aeroporte të BE?
Sistemi i Hyrjes dhe Daljes (EES) në Bashkimin Evropian, që ka të bëjë me të gjithë shtetasit e vendeve të treta që hyjnë dhe dalin nga Zona Shengen, ka hyrë......
Rritet volumi i shërbimeve online për sipërmarrjet - A po rritet komunikimi digjital mes bizneseve dhe QKB?
Drejtoria e Asistencës Online dhe Trajtimit të të Dhënave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka përballuar një volum të lartë kërkesash dhe komunikimi me......
Kreditë me probleme rikthehen në 3.8% në shkurt/ Sistemi bankar mbetet nën pragun 4%, duke reflektuar qëndrueshmëri
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti sërish në 3.8% në fund të muajit shkurt 2026, duke u kthyer në nivelin e dhjetorit të vitit......
Punonjësit e Lufthansa, në grevë - Anulohen qindra fluturime. Kërkohet rritja e pagës
Punonjësit e shërbimit të kompanisë ajrore gjermane Lufthansa kanë nisur të premten një grevë. "Do të preken nga greva të gjitha nisjet e Deutsche Lufthansa......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......
Sulmet në objektet saudite nxisin ankth në tregje - Nafta rritet edhe si rrjedhojë e bllokimit të Hormuzit
Çmimet e naftës u rritën të premten, të nxitura nga ankthi i ri mbi furnizimet nga Arabia Saudite, ndërsa trafiku i tankerëve përmes Ngushticës kritike të......
Amerikanët kërkojnë shtëpi luksoze - Rriten blerjet e pronave në Spanjë
Blerjet e shtëpive në Spanjë nga qytetarët amerikanë u rritën me 3% vitin e kaluar, edhe pse blerjet totale të huaja ranë, me agjentët e pasurive të......
Franca, plan 240 mln euro për energjinë - Synon të zvogëlojë varësinë nga lëndët djegëse fosile
Qeveria franceze synon të ulë varësinë nga lëndët djegëse fosile nga 60 për qind në 40 për qind deri në vitin 2030. Sipas analistëve, Franca është në një......


