Kreditë me probleme rikthehen në 3.8% në shkurt/ Sistemi bankar mbetet nën pragun 4%, duke reflektuar qëndrueshmëri

Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti sërish në 3.8% në fund të muajit shkurt 2026, duke u kthyer në nivelin e dhjetorit të vitit të kaluar. Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se pas një rritjeje të lehtë në 3.85% në janar, treguesi u korrigjua sërish në muajin pasardhës, duke ruajtur kështu një nivel të ulët dhe nën pragun 4%.
Lëvizja e dy muajve të parë të vitit tregon se cilësia e portofolit të kredisë mbetet e qëndrueshme, edhe pse ritmi i përmirësimit nuk është linear nga muaji në muaj. Në dhjetor 2025, raporti i huave me probleme ishte 3.8%, në janar 2026 u ngjit lehtë në 3.85%, ndërsa në shkurt u rikthye sërish në 3.8%.
Në këtë mënyrë, sistemi bankar shqiptar vijon të mbajë raportin e kredive me probleme në nivele të konsideruara të shëndetshme, duke konfirmuar vijimësinë e prirjes rënëse të viteve të fundit. Fakti që treguesi mbetet poshtë kufirit 4% shihet si sinjal pozitiv për cilësinë e huadhënies dhe për aftësinë e bankave për të përballuar rreziqet.
Të dhënat e muajit shkurt tregojnë gjithashtu se sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm edhe në tregues të tjerë. Aktivet likuide ndaj totalit të aktiveve llogariten në 31.1%, nga 29.64% në dhjetor, çka tregon për një pozicion të fortë likuiditeti.
Edhe treguesit e kapitalit shfaqin një lëvizje të lehtë në rënie, por mbeten në nivele solide.
Në tërësi, të dhënat e dy muajve të parë të vitit 2026 tregon një sektor bankar që ruan cilësinë e portofolit të kredisë dhe një bazë të mirë likuiditeti, edhe pse me një zbutje të lehtë të treguesve të përfitueshmërisë dhe kapitalit.
Punonjësit e Lufthansa, në grevë - Anulohen qindra fluturime. Kërkohet rritja e pagës
Punonjësit e shërbimit të kompanisë ajrore gjermane Lufthansa kanë nisur të premten një grevë. "Do të preken nga greva të gjitha nisjet e Deutsche Lufthansa......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......
Sulmet në objektet saudite nxisin ankth në tregje - Nafta rritet edhe si rrjedhojë e bllokimit të Hormuzit
Çmimet e naftës u rritën të premten, të nxitura nga ankthi i ri mbi furnizimet nga Arabia Saudite, ndërsa trafiku i tankerëve përmes Ngushticës kritike të......
Amerikanët kërkojnë shtëpi luksoze - Rriten blerjet e pronave në Spanjë
Blerjet e shtëpive në Spanjë nga qytetarët amerikanë u rritën me 3% vitin e kaluar, edhe pse blerjet totale të huaja ranë, me agjentët e pasurive të......
Franca, plan 240 mln euro për energjinë - Synon të zvogëlojë varësinë nga lëndët djegëse fosile
Qeveria franceze synon të ulë varësinë nga lëndët djegëse fosile nga 60 për qind në 40 për qind deri në vitin 2030. Sipas analistëve, Franca është në një......
“Mbështetja financiare e FMN do të rritet” - Georgieva: Presim kërkesa deri 50 mld dollarë si pasojë e luftës
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, tha se huadhënësi global pret që kërkesa afatshkurtër për mbështetje financiare nga FMN-ja të......
Tatimet të korrigjojnë gabimet e bizneseve - Rekomandimi/ Të lehtësohen kur regjistrohen në përgjegjësi tatimore që nuk u takon
Një rekomandim i ri synon të përmirësojë procedurat tatimore për rastet kur tatimpaguesit e regjistruar rishtaz përfshihen gabimisht në përgjegjësi tatimore......
Dëmtim i qëllimshëm në Urën e Milotit, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht
Vetëm pak ditë pasi u rikonstruktua dhe u hap për qarkullimin e automjeteve Ura e Milotit ka rënë pre e hajdutëve të cilët kanë tentuar të grabisin fugat......


