Shqipëria Postuar më 9 Prill 2026, 18:53

Dëmtim i qëllimshëm në Urën e Milotit, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht

Nga SCAN TV

Dëmtim i qëllimshëm në Urën e Milotit, ARRSH:

Vetëm pak ditë pasi u rikonstruktua dhe u hap për qarkullimin e automjeteve Ura e Milotit ka rënë pre e hajdutëve të cilët kanë tentuar të grabisin fugat metalike anësore të urës. Në njoftim të ARRSH thuhet se rasti është referuar në Polici dhe se pas riparimit, qarkullimi në Urë po vijon normalisht. Në njoftimin e ARRSH thuhet:

“Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmabjtjes, lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët e tij në terren për verifikimin e situatës.

Nga verifikimet rezulton se fugat metalike të urës janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës.

Ky akt është referuar menjëherë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat