Shqipëria Postuar më 9 Prill 2026, 16:33

Zgjerimi i aksit Tiranë – Durrës, Karakaçi: Korsitë e reja hapen në javën e parë të muajit maj

Nga SCAN TV

Zgjerimi i aksit Tiranë – Durrës, Karakaçi: Korsitë

Autostrada e zgjeruar Tiranë – Durrës do të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda javës së parë të muajit maj. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar punimet në këtë segment të rëndësishëm rrugor, duke garantuar funksionimin e korsive të reja në prag të sezonit veror.  

“Brenda javës së parë të muajit Maj, ky segment në të cilin është punuar për zgjerimin e tij, është dhe do të jetë i hapur për qytetarët. Duke i krijuar kështu një shfryrje të trafikut në kuadër edhe të turizmit dhe sezonit turistik që ne fillojmë. Ndërkohë që ne do të vijojmë punën për procedurat e përfundimit për zgjerimin në segmentin tjetër të Tiranë-Durrës dhe patjetër që nëpërmjet autoritetit rrugor shqiptar do të jetë dhe fillimi i procedurave për segmentet e tjetra për të shkuar në Durrës”, - tha Karakaçi.

Gjatë inspektimit u dhanë detaje edhe në lidhje me segmentet e tjerë rrugorë në afërsi të autostradës, sikurse janë bypass-i i Tiranës dhe Kashar – Lekaj.

“Në këtë segment jemi duke punuar edhe për disa projekte të tjera, siç kemi bypass-in e Tiranës dhe segmentin Kashar-Lekaj. Di që punimet patjetër për bypass-in e Tiranës kanë filluar, ndërkohë edhe për Kashar-Lekaj jemi në fazat fillestare për fillimin e punimeve”, - bëri me dije ministri.

“Ne jemi aktualisht në dy kontrata zbatimi përsa i takon bypass-it të Tiranës. Jemi në fazat fillestare ku ecuria është 20% aktualisht e punimeve, por ky patjetër që është një bypass shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë me një shfryrje të trafikut duke mos i detyruar automatikisht mjetet të vijnë në Tiranë për të vazhduar po themi në Ndroq, Plepa ose dhe më tutje nga ana e Kombinatit”, - tha kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli.

Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat