Shqipëria Postuar më 9 Prill 2026, 12:08

Portofoli digjital, identifikimi elektronik drejt unifikimit - Kosto mbi 700 mln lekë për sistemin e ri

Nga Fabjona Pasho

Portofoli digjital, identifikimi elektronik drejt unifikimit - Kosto mbi 700 mln

Në Kuvend është depozituar projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, I cili  vendos për herë të parë një kuadër të unifikuar për identifikimin elektronik në vend.

Ai përfshin një gamë të gjerë shërbimesh, duke nisur nga nënshkrimi elektronik, vulat elektronike dhe vulat kohore, deri te arkivimi elektronik, autentifikimi I faqeve të internetit dhe vërtetimi elektronik I atributeve.  

Ky portofol do ti japë çdo qytetari një mjet të centralizuar për të menaxhuar të dhënat e tij dhe për të aksesuar shërbime publike dhe private në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë.

Projektligji përcakton gjithashtu rregullatë qarta për ofruesit e shërbimeve të besuara, duke rritur standardet e sigurisëdhe përgjegjësisë, si dhe duke mundësuar njohjen ndërkufitare të këtyre shërbimeve në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe mbulon  nga identifikimi elektronik deri te mbikëqyrja dhe kundërvajtjet administrative.

Por ndërtimi dhe funksionimi i këtij sistemi kërkon kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Vetëm për mirëmbajtjen në një periudhë 10-vjeçare parashikohen rreth 271.6 milionë lekë, ndërsa për certifikimet ndërkombëtare dhe standardet e sigurisë rreth 431.8 milionë lekë.  Në total, kostoja arrin në 703.4 milionë lekë për 10 vite, ose mesatarisht 70.3 milionë lekë në vit.

Vetëm mirëmbajtja për çdo dy vite kushton mbi 54.3 milionë lekë, ndërsa certifikimet ndërkombëtare arrijnë në rreth 86.3 milionë lekë çdo dy vite, duke reflektuar kërkesat për standarde të larta sigurie dhe përputhje me rregulloren evropiane.

Nga ana tjetër, projektligji parashikon edhe të ardhura për buxhetin, përmes tarifave të regjistrimit dhe vlerësimit të ofruesve të shërbimeve të besuara, të cilat aktualisht arrijnë në rreth 30 mijë lekë në vit për çdo subjekt.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat