Cilat ushqime i blemë më shtrenjtë në Mars? Shporta u rëndua kryesisht nga rritja e çmimeve të peshkut, mishit dhe vajrave

Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimit të naftës, inflacioni i ushqimeve mbeti i përmbajtur në muajin mars, ndonëse disa produkte bazë si peshku, mishi dhe perimet shënuan rritje çmimesh.
Të dhënat tregojnë se inflacioni vjetor për grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” arriti në 1.3% në mars, duke vijuar trendin ngadalësues krahasuar me 1.7% në shkurt dhe 1.8% në janar. Megjithatë, brenda këtij grupi u shfaqën lëvizje të ndryshme mes produkteve, me disa zëra që shënuan përshpejtim të ritmit të rritjes.
Rritjen më të fortë e shënoi grupi “Peshk dhe produkte të tjera deti”, ku inflacioni vjetor arriti në 4.2% në mars, nga 3.2% në shkurt, duke u bërë zëri me rritjen më të lartë mes produkteve ushqimore. Në nivele relativisht të larta mbetën edhe vajrat dhe yndyrnat, me 3.6%, si dhe mishi, i cili arriti në 2.7%, ndërsa qumështi, bulmeti dhe vezët shënuan një rritje prej 2.2%.
Krahasuar me shkurtin, përshpejtim të inflacionit shënuan disa nga produktet më të ndjeshme të shportës ushqimore. Përveç peshkut, rritje u vu re edhe te mishi i freskët, i cili arriti në 2.6%, nga 2.4% një muaj më parë, ndërsa perimet, zhardhokët dhe bishtajoret u rritën në 0.3%, nga 0.1% në shkurt, duke kaluar në territor më të dukshëm pozitiv pas luhatjeve të muajve të mëparshëm.
Nga ana tjetër, disa produkte vijuan të shfaqin ulje çmimesh, duke ndikuar në frenimin e ritmit të përgjithshëm të inflacionit të ushqimeve. Drithërat dhe produktet me bazë drithërash ranë me 0.8%, ndërsa frutat, si dhe sheqeri dhe produktet e ëmbëlsirave, shënuan ulje me 0.9% secili, duke treguar se presionet në shportën ushqimore mbeten të shpërndara dhe jo të njëtrajtshme.
Hapen aplikimet për projekte inovative deri 4 mln lekë - Aktivizimi i të rinjve dhe punësimi, në qendër të thirrjes
Agjencia Kombëtare e Rinisë ka hapur thirrjen për projekt-propozime, duke vënë në dispozicion fonde për organizatat rinore dhe organizatat që punojnë për të......
Kufizohen fuqitë e Trumpit në luftën kundër Iranit? - Senati amerikan pritet të votojë rezolutën javën e ardhshme
Ligjvënësit amerikanë do të përpiqen përsëri javën e ardhshme të miratojnë një rezolutë për të ndaluar luftën me Iranin dhe për ta detyruar Presidentin......
Zgjerohet licencimi në energji elektrike - Përfshihet depozitimi, agregimi dhe pikat e karikimit. Ja kush përjashtohet nga detyrimi
Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” parashikojnë zgjerimin e aktiviteteve që lidhen me licencimin dhe mbikëqyrjen nga Enti......
OBP me autoritetin portugez të prokurimeve, përdorimi i IA dhe standardizimi i procedurave
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvilloi një vizitë studimore në Portugali, ku zhvilloi një takim pune me drejtues të SPMS – Serviços Partilhados......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohet Paundi britanik
Dollari amerikan Ka regjistruar sërish rritje të kuotës këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë teksa është blerë sot me 81.5 lekë dhe është shitur me......
Evropianët tërheqin kapitalin mes luftës dhe pasigurisë - Konflikti dhe energjia po çojnë në zhvendosje drejt “strehëve të sigurta”
Evropa po përballet me një valë të re pasigurie ekonomike, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i tij në tregjet e energjisë fillojnë të ndikojnë......
Nafta rimëkëmbet, rreziqet e furnizimit mbeten të larta - Armëpushimi i brishtë SHBA-Iran dhe Hormuzi mbajnë në tension tregjet
Çmimet e naftës u rritën të enjten, ndërsa dyshimet mbi një armëpushim të brishtë dyjavor në Lindjen e Mesme ngritën shqetësime se rrjedhat e energjisë......
“Eksportet më të forta do të zgjerojnë ekonominë” - Banka Botërore pret që Ballkani Perëndimor të rritet me mesatare 3.1% në vitet 2026-27
Ekonomia për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet në 3.1% mesatarisht në vitet 2026 dhe 2027, falë eksporteve dhe investimeve publike......


