Shqipëria Postuar më 9 Prill 2026, 09:58

OBP me autoritetin portugez të prokurimeve, përdorimi i IA dhe standardizimi i procedurave

Nga SCAN TV

OBP me autoritetin portugez të prokurimeve, përdorimi i IA dhe

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvilloi një vizitë studimore në Portugali, ku zhvilloi një takim pune me drejtues të SPMS – Serviços Partilhados do Ministério da Saúde, institucioni qendror për prokurimet dhe teknologjinë e informacionit në sistemin shëndetësor portugez.

Administratorja e OBP, znj. Arlinda Pogaj dhe zyrtarë të tjerë të institucionit u takuan me drejtuesin e SPMS, z. Nuno Costa dhe ekipin e tij. Takimi u fokusua në prezantimin e modelit portugez të prokurimit të centralizuar në shëndetësi, i cili konsiderohet ndër më të avancuarit në Europë. SPMS, e krijuar në vitin 2010 dhe që operon nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave, ka ndërtuar një sistem të integruar ku teknologjia, të dhënat dhe standardizimi janë në thelb të funksionimit.

Gjatë vizitës, ekipi i OBP u njoh nga afër me disa prej praktikave kyçe të këtij modeli, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në mbështetje të proceseve vendimmarrëse, ndërtimin e databazave kombëtare për barna dhe pajisje mjekësore të integruara me sistemin e prokurimit, si dhe përdorimin e katalogëve elektronikë të standardizuar që mundësojnë procedura më të shpejta dhe transparente.

Një tjetër element i rëndësishëm ishte monitorimi në kohë reale i proceseve dhe kontratave, si dhe analiza e avancuar e të dhënave, të cilat kontribuojnë në rritjen e eficiencës, kontrollit dhe cilësisë në përdorimin e fondeve publike.

Ky model konfirmon se prokurimi shkon përtej procedurave tradicionale, duke u kthyer në një sistem të integruar që garanton transparencë, eficiencë dhe optimizim të burimeve në sektorë strategjikë si shëndetësia.

Vizita në Portugali përforcon angazhimin e OBP për të vijuar procesin e transformimit drejt një sistemi prokurimi të standardizuar, të digjitalizuar dhe të orientuar nga të dhënat, në përputhje me praktikat më të mira europiane.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat