Cilat janë modelet më të mira për skemën e pensioneve? - Bashkëpunimi shtet–sektor privat për fuqizimin e kolonës së tretë

Shumë vende kanë zhvilluar modele të suksesshme për forcimin e skemës së tretë të pensioneve, e cila bazohet në kursimet vullnetare të qytetarëve dhe menaxhohet nga institucione financiare private. Në këto modele, shteti luan një rol kyç duke krijuar stimuj fiskalë, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke garantuar një kuadër të fortë rregullator.
Turqia konsiderohet një nga shembujt e sukseshëm në këtë drejtim. Sistemi i pensioneve private vullnetare në Turqi njihet si BES (Bireysel Emeklilik Sistemi) dhe është krijuar për të plotësuar pensionin publik. Reforma u ndërmor në vitin 2013, kur qeveria vendosi një skemë të bashkëfinancimit nga shteti për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve. Kështu, për çdo kontribut që një qytetar depoziton në një fond pensioni privat, shteti shton 30% të shumës si kontribut shtesë. Ky bonus shtetëror akumulohet në llogarinë e kursimit të individit dhe bëhet plotësisht i disponueshëm vetëm nëse pjesëmarrësi qëndron në sistem për një periudhë të gjatë. Ky mekanizëm ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka rritur pjesëmarrjen në skemën e pensioneve private në Turqi.
Në Gjermani funksionon skema e pensionit “Riester”, e cila është një produkt pensioni privat i subvencionuar nga shteti. Qytetarët që kontribuojnë në këtë skemë përfitojnë subvencione direkte vjetore nga buxheti i shtetit dhe lehtësime të konsiderueshme tatimore. Fondet menaxhohen nga kompani private të sigurimeve dhe institucione financiare, ndërsa shteti garanton standarde të forta mbikëqyrjeje dhe transparence.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një nga reformat më të rëndësishme ka qenë sistemi i regjistrimit automatik në skemat e pensioneve. Që nga viti 2012, punonjësit regjistrohen automatikisht në një plan pensioni privat përmes punëdhënësit, me mundësinë për t’u tërhequr nëse nuk dëshirojnë të marrin pjesë. Kontributet bëhen nga punonjësi dhe punëdhënësi, ndërsa shteti ofron lehtësime tatimore për kursimet. Për të garantuar akses universal, qeveria krijoi edhe fondin publik NEST (National Employment Savings Trust), i cili operon krahas fondeve private.
Një tjetër model i njohur është programi “KiwiSaver” në Zelandën e Re, i cili bazohet në bashkëpunimin mes shtetit, punëdhënësve dhe sektorit financiar. Punonjësit regjistrohen automatikisht kur fillojnë një punë të re, ndërsa kontributet bëhen nga punonjësi dhe punëdhënësi. Shteti ofron mbështetje përmes kontributeve vjetore plotësuese për qytetarët që kursejnë rregullisht, si dhe mbikëqyrje të fortë të fondeve të pensioneve. Ky model ka arritur të rrisë ndjeshëm pjesëmarrjen në kursimet pensionale.
Pavarësisht ndryshimeve mes vendeve, shumica e modeleve të suksesshme ndajnë disa elemente të përbashkëta siç janë lehtësi tatimore për kontributet në pensionet private; subvencione ose kontribute plotësuese nga shteti; mekanizma të regjistrimit automatik për të rritur pjesëmarrjen; mbikëqyrje të fortë rregullatore për të garantuar sigurinë e fondeve si dhe transparencë dhe kosto të ulëta administrative.
40,000 bileta treni falas për 18-vjeçarët/ BE rihap programin “DiscoverEU”
Një nga iniciativat më emblematike të Komisionit Evropian është rikthyer me një bum, duke ofruar 40,000 bileta treni falas për 18-vjeçarët, me qëllim......
“BE të pezullojë rregullat e deficitit buxhetor”/ Meloni: Duhet të marrim masa për frenimin e çmimeve të energjisë
Autoritetet e Bashkimit Evropian duhet të marrin në konsideratë një pezullim të përkohshëm të rregullave të deficitit buxhetor nëse lufta SHBA-Izrael kundër......
Biznesi i vogël mban ekonominë, por larg bankave/ BSH: Pengesat kryesore lidhen me nivelin e informalitetit dhe mungesën e kolateralit
Bizneset mikro, të vogla dhe të mesme vijojnë të mbajnë peshën kryesore të ekonomisë shqiptare, por jo të financimit bankar. Nisur nga të dhënat ky segment......
Cilat evente rrisin kërkesën për Airbnb në Tiranë? Nga koncertet, te maratona. Aktivitetet shtojnë rezervimet 30-50%
Eventet e mëdha që zhvillohen gjatë vitit në Tiranë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në tregun e akomodimit afatshkurtër në platformën Airbnb. Gjatë......
Pensionet, kolonë e dytë apo e tretë? - Detajet e skemës së re që po hartohet nga qeveria
“Jemi duke përgatitur një skemë të re pensionesh. Duke u dhënë mundësi njerëzve që duan të kursejnë më shumë për pensionet, për të dhënë një kontribut, të......
Cilat ushqime i blemë më shtrenjtë në Mars? Shporta u rëndua kryesisht nga rritja e çmimeve të peshkut, mishit dhe vajrave
Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimit të naftës, inflacioni i ushqimeve mbeti i përmbajtur në muajin mars, ndonëse disa produkte......
Hapen aplikimet për projekte inovative deri 4 mln lekë - Aktivizimi i të rinjve dhe punësimi, në qendër të thirrjes
Agjencia Kombëtare e Rinisë ka hapur thirrjen për projekt-propozime, duke vënë në dispozicion fonde për organizatat rinore dhe organizatat që punojnë për të......
Kufizohen fuqitë e Trumpit në luftën kundër Iranit? - Senati amerikan pritet të votojë rezolutën javën e ardhshme
Ligjvënësit amerikanë do të përpiqen përsëri javën e ardhshme të miratojnë një rezolutë për të ndaluar luftën me Iranin dhe për ta detyruar Presidentin......


