Bonot 12-mujore, yield-i sërish në rënie - Norma mesatare e interesit zbriti në 2.6% në ankandin e fundit
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor vijon rënien. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.6%. Kështu, yeld-i arrin fare pranë normës bazë të interesit prej 2.50%. Në ankandin e zhvilluar dy javë më parë, yield-i ishte pak më i lartë, 2.62%.
Për sa i përket kërkesës së investitorëve, të dhënat tregojnë se ka qenë e lartë. E thënë ndryshe, kërkesa e tyre për pjesëmarrje ka qenë më e madhe se shuma e shpallur për financim.
Konkretisht, shuma e shpallur për financim ishte 6.8 miliardë lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave në ankand arriti 8.8 miliardë lekë.
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit në 2.50% nga 2.75% që ishte më parë, jep ndikimin e tij në rënien e mëtejshme të yield-it të bonove 12-mujore, duke qenë më i ulëti që nga viti 2022.
Niveli i ulët i interesit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.
Yield-i është interesi vjetor që mbajtësi i bonove do të marrë gjatë afatit të tij deri në maturim. Yield-i i bonove të thesarit 12-mujore i referohet kthimit që një investitor realizon nga një investim në një instrument të tillë. Yeld-i përputhet me normën e kuponit të bonos kur ai lëshohet, megjithëse yeld-i shpesh ndryshon ndërsa bonot janë në qarkullim. Yield-i aktual është norma e kuponit të bonos e pjesëtuar me çmimin e tij të tregut.

Bie prodhimi i energjisë elektrike - Prill-qershor, INSTAT: Importet u rritën, ndërsa eksportet shënuan rënie
Tremujori i dytë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në rënien me 4.6% të prodhimit......

Profesionet e bukurisë si mundësi punësimi në emigrim - Estetistja: Vajzat heqin dorë nga diplomat, u drejtohen “thonjve e qerpikëve “
“Shumë vajza të cilat kanë mbaruar studimin e lartë këtu në Shqipëri, heqin dorë nga shkollat në të cilat ato kanë bërë dhe i drejtohen fushës së estetikës,......

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: Shqipëria nuk u thye! Do kemi flotën tonë të avionëve
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku u dhanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në......

Shqipëria, një makinë për çdo derë/ Harta e motorizimit në vendin tonë. Durrësi kryeson, Korça ngelet pas
Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, deri në qershor të vitit 2025 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej rreth 1 milionë mjete dhe mbi 810 mijë......

“Tkurret” industria gjermane e makinave - Sektori ka humbur rreth 51,500 vende pune në një vit
Rënia e qëndrueshme e punësimit në industrinë gjermane po vazhdon, me industrinë e çmuar të automobilave që kryeson këtë tendencë negative, sipas një studimi......

Kujdesi i hershëm për fëmijën, sa i rëndon familjes? Çmimi, gati sa një e treta e pagës mesatare në vend
Kujdesi për fëmijët është kthyer në prioritet kryesor për çdo prind. Pas viteve 2000, me hyrjen masive të grave në tregun e punës, roli i tyre nuk mbeti më i......

Bypass-i i Sarandës, tenderi mbyllet pa ankesa - Segmenti i ri 3.5 km, pritet të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik
Procedura e prokurimit publik për ndërtimin e bypassit të Sarandës është mbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Sigurimi nga tërmetet, çfarë nuk shkon me draftin? - “Detyrimi me bllokim të shërbimeve për qytetarët, problematik”
Bizneset kanë rezerva dhe sugjerime sa i takon projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet i cili është hedhur së fundmi për konsultim......