Profesionet e bukurisë si mundësi punësimi në emigrim - Estetistja: Vajzat heqin dorë nga diplomat, u drejtohen “thonjve e qerpikëve “
“Shumë vajza të cilat kanë mbaruar studimin e lartë këtu në Shqipëri, heqin dorë nga shkollat në të cilat ato kanë bërë dhe i drejtohen fushës së estetikës, që më pas të largohen nga Shqipëria.”
Ky është një nga zakonet e fundit që vajzat emigrante zgjedhin mënyra alternative punësimi në vendet emigruese, qoftë në Bashkimin Europian por edhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por pse po zgjidhet estetika si mundësi e krijimit të ardhurave jashtë Shqipërisë?
Salo Salillari Estetiste:
“Unë kam 10 vite eksperiencë në fushën e estetikës, shoh një tendencë rritje për bërjen e kurseve të thonjve, qerpikëve, make up-it, kohët e fundit është zhvilluar shumë, por vitin e fundit ka pasur “bum” interesi nga vajzat, që duan të bëjnë kurset e thonjve, qerpikëve, make up-it këtu në Shqipëri dhe të largohen jashtë saj. Nga kursantet e mia, kam informacionet që ky profesion vlerësohet shumë herë më shumë në vendet e BE-së edhe më gjerë”
Nga ana tjetër, cilat janë kostot që duhet të paguajnë për të bërë kurset specifike të estetikës në vendin tonë?
Salo Salillari Estetiste:
“Një kurs thonjësh shkon 200, 400, deri në 600 dhe kemi raste që mund ta kemi dhe në 1200 euro, që zgjat një muaj. Kurse qerpikët është një nga trendet e fundit, në dy vjeçarin e fundit që është futur fuqishëm në Shqipëri, shoh një intereës shumë të madh dhe është një kurs që zgjat rreth 2 javë që kushton 600, 400, 1200 euro, varet nga studio që e jep këtë kurs. Dhe për vetullat, shoh një tendecë rritje, për interesin e vajzave për të bërë kursin, dhe kushton 1000-1200 euro dhe mund t’i zgjasi ky kursi 2 javë deri në 1 muaj.”
Ndërkohë, nga 1 shtatori, në Bashkimin Europian, janë ndaluar disa lloje të xhelëve me të cilët bëhen thonjtë, pasi janë konstatuar kimikate që ndikojnë në fertilitet dhe riprodhim.

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: Shqipëria nuk u thye! Do kemi flotën tonë të avionëve
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku u dhanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në......

Shqipëria, një makinë për çdo derë/ Harta e motorizimit në vendin tonë. Durrësi kryeson, Korça ngelet pas
Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, deri në qershor të vitit 2025 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej rreth 1 milionë mjete dhe mbi 810 mijë......

“Tkurret” industria gjermane e makinave - Sektori ka humbur rreth 51,500 vende pune në një vit
Rënia e qëndrueshme e punësimit në industrinë gjermane po vazhdon, me industrinë e çmuar të automobilave që kryeson këtë tendencë negative, sipas një studimi......

Kujdesi i hershëm për fëmijën, sa i rëndon familjes? Çmimi, gati sa një e treta e pagës mesatare në vend
Kujdesi për fëmijët është kthyer në prioritet kryesor për çdo prind. Pas viteve 2000, me hyrjen masive të grave në tregun e punës, roli i tyre nuk mbeti më i......

Bypass-i i Sarandës, tenderi mbyllet pa ankesa - Segmenti i ri 3.5 km, pritet të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik
Procedura e prokurimit publik për ndërtimin e bypassit të Sarandës është mbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Sigurimi nga tërmetet, çfarë nuk shkon me draftin? - “Detyrimi me bllokim të shërbimeve për qytetarët, problematik”
Bizneset kanë rezerva dhe sugjerime sa i takon projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet i cili është hedhur së fundmi për konsultim......

“Boom” pagesash me kartë në 2025 - BSH: Rritje me 42% të atyre në POS. Shqiptarët po i “largohen” parasë fizike
Blerjet në dyqane apo pagesat për shërbime në bare, restorante dhe të tjera, kanë filluar të kryhen gjerësisht me kartë dhe jo me para në dore. Viti 2025 po......

Fatura më të larta energjie për britanikët - Nga tetori, rregullatori do të rrisë çmimin tavan me 2%
Miliona familje britanike do të shohin rritje të faturave të energjisë nga tetori, pasi rregullatori i energjisë Ofgem rriti çmimin kufi me 2%. Kjo vjen......