Sigurimi nga tërmetet, çfarë nuk shkon me draftin? - “Detyrimi me bllokim të shërbimeve për qytetarët, problematik”
Bizneset kanë rezerva dhe sugjerime sa i takon projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet i cili është hedhur së fundmi për konsultim publik.
Përmes një shkrese dërguar Ministrisë së Financave, Dhoma Amerikane e Tregtisë, thekson se drafti përkufizon banesat dhe seksionet e brendshme por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier se për strukturat që janë vetëm pjesërisht rezidenciale.
Po ashtu, në shkresë thuhet se përkufizimi i ngjarjes së tërmetit lidhet me magnitutën mbi 5.0, por nuk specifikohet procesi për njohjen dhe shpalljen zyrtare të saj nga autoritetet, duke krijuar hapësire për kontestim.
Sa i takon natyrës detyruese që ka projektligji, i cili e lidh sigurimin e banesave me aksesin në shërbime të rëndësishme si kadastra, e-albania, QKB, Dhoma Amerikane, thekson se edhe pse është një stimul i fortë për respektimin ligjit, refuzimi i shërbimeve bazë për personat që nuk e zbatojnë atë, mund të cenoje parimin e propocionalitetit, veçanërisht për shtresat vulnerabil. Në këtë pikë rekomandohet parashikimi i përjashtimeve dhe lehtësive për kategori të caktuara të popullsisë.
Nga ana tjetër, krijimi i Fondit për Tërmetet si shoqëri aksionare publike konsiderohet si një qasje pozitive, por në optikën e bizneseve, ligji i jep Ministrisë së Financave kompetenca të gjera mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke ngritur dyshime mbi pavarësinë e vërtetë të Fondit. Për këtë arsye, rekomandohen të shtohen dispozita më të detajuara mbi konfliktin e interesit, transparencën dhe publikimin e raporteve dhe auditimeve periodike.
Në shkresë thuhet se projektligji parashikon një afat tremujor për pagesën e pretendimeve por nuk sqaron procedurat në rast refuzimi apo vonese. Gjithashtu, ankimi para komisionit ad-hoc nuk është i detajuar për nga përbërja dhe kompetencat. Për këtë qellim rekomandohet një kuadër më i plotë mbi mekanizmat e ankimimit dhe përfshirja e zgjidhjeve alternative si ndërmjetësimi apo arbitrazhi, të cilat do të siguronin më shumë besim dhe efikasitet. Nga ana tjetër kërkohet marrje masash që shkëmbimi i të dhënave të qytetarëve ndërmjet institucioneve të jetë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Sipas Dhomës Amerikane një pikë tjetër problematike, është se projektligji trajton sigurimin e detyrueshëm dhe atë vullnetar, por koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave nuk është i detajuara.

“Boom” pagesash me kartë në 2025 - BSH: Rritje me 42% të atyre në POS. Shqiptarët po i “largohen” parasë fizike
Blerjet në dyqane apo pagesat për shërbime në bare, restorante dhe të tjera, kanë filluar të kryhen gjerësisht me kartë dhe jo me para në dore. Viti 2025 po......

Fatura më të larta energjie për britanikët - Nga tetori, rregullatori do të rrisë çmimin tavan me 2%
Miliona familje britanike do të shohin rritje të faturave të energjisë nga tetori, pasi rregullatori i energjisë Ofgem rriti çmimin kufi me 2%. Kjo vjen......

Më shumë punëtorë nga Ukraina në Shqipëri - Paga më e lartë se në vendin e tyre, motiv kryesor për të ardhur
Shtetas ukrainas që edhe për shkak të luftës, apo individë nga vendet aziatike si Bangladeshi apo India, që për shkak edhe të nivelit të pagave zgjedhin që......

Sërish rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 83 lekë dhe duke u shitur me 84.3......

Kina “shtron rrugën” për makinat e së ardhmes - Vendi, lider në hartimin e standardeve për automjetet pa shofer
Kina ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm në drejtimin autonom dhe teknologjitë e reja të automjeteve, duke u bërë një nga vendet udhëheqëse në përcaktimin......

“BE mbron të drejtën sovrane për të vendosur” - Blloku reagon pas kërcënimit të Trump për kompanitë e teknologjisë
Aleanca e brishtë midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësua më tej pas një kërcënimi të papritur nga Presidenti Donald Trump. Ai......

Vera 2025, ndër më të nxehtat në Spanjë - Temperaturat ekstreme u nxitën nga vala historike e gushtit
Vera e vitit 2025 pritet të renditet si një nga dy më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë në Spanjë, pothuajse duke barazuar vitin 2022. Të dyja këto......

Tarifat e SHBA ndaj Indisë hyjnë në fuqi - Dyfishohen taksat ndaj importeve të mallrave indiane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dyfishoi tarifat për mallrat nga India deri në 50% dhe ato hynë në fuqi, duke përshkallëzuar tensionet......