Shqipëria, një makinë për çdo derë/ Harta e motorizimit në vendin tonë. Durrësi kryeson, Korça ngelet pas
Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, deri në qershor të vitit 2025 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej rreth 1 milionë mjete dhe mbi 810 mijë autovetura. Kjo shifër e vendosur përballë numrit të familjeve nxjerr në pah një fakt domethënës, mesatarisht çdo familje shqiptare zotëron të paktën një makinë, me një raport prej 1.07 autovetura çdo për familje. Ky tregues konfirmon rritjen e ndjeshme të motorizimit në vend, duke reflektuar jo vetëm një nevojë praktike për lëvizshmëri, por edhe një ndryshim të qartë në standardet e konsumit dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve.
Nëse shifrat kombëtare tregojnë një mesatare të përgjithshme, të dhënat sipas qarqeve zbulojnë diferenca të dukshme në përhapjen e autoveturave. Durrësi rezulton qarku më i motorizuar në vend, me 301 makina për 1,000 banorë, një shifër që lidhet ngushtë me karakterin urban, pozicionin bregdetar dhe nivelin më të lartë ekonomik të zonës. Pas tij renditet Lezha me 287 makina për 1,000 banorë, ndërsa Gjirokastra shënon gjithashtu një nivel të lartë me 263 makina për 1,000 banorë. Në këto qarqe, raporti i lartë tregon jo vetëm aftësinë e familjeve për të përballuar koston e mbajtjes së një mjeti, por edhe nevojën për transport personal për shkak të mungesave strukturore në transportin publik.
Në krahun tjetër të tabelës qëndrojnë qarqe si Korça, me vetëm 165 makina për 1,000 banorë, dhe Elbasani me 173, duke reflektuar një prapambetje në motorizim krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Këto shifra mund të lidhen me faktorë ekonomikë, traditën më të fortë të përdorimit të transportit publik apo edhe emigracionin, që ka reduktuar pjesën aktive të popullsisë vendase.
Ndërkohë, Tirana, edhe pse kryeqytet dhe qendër ekonomike, paraqitet me një raport prej 241 makinash për 1,000 banorë, duke u renditur në mesataren kombëtare. Kjo shifër, ndonëse jo më e larta, merr një domethënie të veçantë po të kemi parasysh dendësinë e popullsisë dhe trafikun e rënduar të kryeqytetit, ku numri i mjeteve të regjistruara shpeshherë nuk pasqyron realisht fluksin e makinave që qarkullojnë, pasi një pjesë e mirë e tyre vijnë nga qarqet e tjera për arsye pune dhe shërbimesh.

“Tkurret” industria gjermane e makinave - Sektori ka humbur rreth 51,500 vende pune në një vit
Rënia e qëndrueshme e punësimit në industrinë gjermane po vazhdon, me industrinë e çmuar të automobilave që kryeson këtë tendencë negative, sipas një studimi......

Kujdesi i hershëm për fëmijën, sa i rëndon familjes? Çmimi, gati sa një e treta e pagës mesatare në vend
Kujdesi për fëmijët është kthyer në prioritet kryesor për çdo prind. Pas viteve 2000, me hyrjen masive të grave në tregun e punës, roli i tyre nuk mbeti më i......

Bypass-i i Sarandës, tenderi mbyllet pa ankesa - Segmenti i ri 3.5 km, pritet të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik
Procedura e prokurimit publik për ndërtimin e bypassit të Sarandës është mbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Sigurimi nga tërmetet, çfarë nuk shkon me draftin? - “Detyrimi me bllokim të shërbimeve për qytetarët, problematik”
Bizneset kanë rezerva dhe sugjerime sa i takon projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet i cili është hedhur së fundmi për konsultim......

“Boom” pagesash me kartë në 2025 - BSH: Rritje me 42% të atyre në POS. Shqiptarët po i “largohen” parasë fizike
Blerjet në dyqane apo pagesat për shërbime në bare, restorante dhe të tjera, kanë filluar të kryhen gjerësisht me kartë dhe jo me para në dore. Viti 2025 po......

Fatura më të larta energjie për britanikët - Nga tetori, rregullatori do të rrisë çmimin tavan me 2%
Miliona familje britanike do të shohin rritje të faturave të energjisë nga tetori, pasi rregullatori i energjisë Ofgem rriti çmimin kufi me 2%. Kjo vjen......

Më shumë punëtorë nga Ukraina në Shqipëri - Paga më e lartë se në vendin e tyre, motiv kryesor për të ardhur
Shtetas ukrainas që edhe për shkak të luftës, apo individë nga vendet aziatike si Bangladeshi apo India, që për shkak edhe të nivelit të pagave zgjedhin që......

Sërish rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 83 lekë dhe duke u shitur me 84.3......