Bie prodhimi i energjisë elektrike - Prill-qershor, INSTAT: Importet u rritën, ndërsa eksportet shënuan rënie
Tremujori i dytë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në rënien me 4.6% të prodhimit neto vendas, në raport me tremujorin e dytë të vitit 2024. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për periudhën prill – qershor të këtij viti u prodhuan 1.756 gWh, nga 1.840 gWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë 2024. Sivjet prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 40.1 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43.5 %, ndërsa 16.4 % u gjenerua nga centralet diellore.
Ulja e prodhimit ka ndikuar në rritjen e importit të energjisë, si dhe rënien e eksporteve. Sipas të dhënave nga INSTAT për këtë periudhë importi u rrit me 16.5%, ndërsa eksportet shënuan rënie me 4.1%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka ndikuar në financat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare që ka rritur shpenzimet për blerje energjie.
Ndërkaq, humbjet në rrjet, duke përfshirë rrjetin e transmetimit dhe atë të shpërndarjes arritën vlerën 320 gWh nga 323 gWh, duke shënuar kështu një rënie me 1%. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 është 17.3 % nga 18 % që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024.
Paralelisht, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në periudhën prill – qershor 2025, u rrit me 3.3 %.

Profesionet e bukurisë si mundësi punësimi në emigrim - Estetistja: Vajzat heqin dorë nga diplomat, u drejtohen “thonjve e qerpikëve “
“Shumë vajza të cilat kanë mbaruar studimin e lartë këtu në Shqipëri, heqin dorë nga shkollat në të cilat ato kanë bërë dhe i drejtohen fushës së estetikës,......

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: Shqipëria nuk u thye! Do kemi flotën tonë të avionëve
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku u dhanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në......

Shqipëria, një makinë për çdo derë/ Harta e motorizimit në vendin tonë. Durrësi kryeson, Korça ngelet pas
Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, deri në qershor të vitit 2025 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej rreth 1 milionë mjete dhe mbi 810 mijë......

“Tkurret” industria gjermane e makinave - Sektori ka humbur rreth 51,500 vende pune në një vit
Rënia e qëndrueshme e punësimit në industrinë gjermane po vazhdon, me industrinë e çmuar të automobilave që kryeson këtë tendencë negative, sipas një studimi......

Kujdesi i hershëm për fëmijën, sa i rëndon familjes? Çmimi, gati sa një e treta e pagës mesatare në vend
Kujdesi për fëmijët është kthyer në prioritet kryesor për çdo prind. Pas viteve 2000, me hyrjen masive të grave në tregun e punës, roli i tyre nuk mbeti më i......

Bypass-i i Sarandës, tenderi mbyllet pa ankesa - Segmenti i ri 3.5 km, pritet të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik
Procedura e prokurimit publik për ndërtimin e bypassit të Sarandës është mbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Sigurimi nga tërmetet, çfarë nuk shkon me draftin? - “Detyrimi me bllokim të shërbimeve për qytetarët, problematik”
Bizneset kanë rezerva dhe sugjerime sa i takon projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet i cili është hedhur së fundmi për konsultim......

“Boom” pagesash me kartë në 2025 - BSH: Rritje me 42% të atyre në POS. Shqiptarët po i “largohen” parasë fizike
Blerjet në dyqane apo pagesat për shërbime në bare, restorante dhe të tjera, kanë filluar të kryhen gjerësisht me kartë dhe jo me para në dore. Viti 2025 po......