Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë
Bizneset do duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, e- Albania bën me dije se deri në datën 31 Korrik 2025, të gjitha subjektet konform ligjit duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet, si: Pasqyrat financiare vjetore në formatin Excel; raporti i ecurisë së veprimtarisë; raporti i auditimit si dhe vendimi për miratimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesës ligjore.
Në njoftimin e publikuar nga e-Albania, subjekteve u kërkohet të dorëzojnë pasqyrat financiare në kohë, si dhe të mos e lënë për ditë të fundit, por bizneset të aplikojnë tani.
Nëse nuk i dorëzojnë në kohë sipas ligjit ata gjobiten me 60 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që ishte gjoba vitin e kaluar.
Sipas legjislacionit ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë.
Në rast se ndaj subjektit është vendosur kundërvajtje administrative, si pasojë e mosdepozitimit të pasqyrave financiare brenda datës 31 korrik të vitit raportues, duhet të bashkëlidhin edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, mandat i cili për t'u klasifikuar si i vlefshëm duhet të përmbajë të dhënat sipas faturës së arkëtimit.

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusinë lindore/ Paralajmërime për cunami në Alaskë dhe Japoni
Tërmeti me magnitudë 8.8 që tronditi Rusinë verilindore të mërkurën, nxiti paralajmërime për cunami në shtetet amerikane të Alaskës dhe Hauait, si dhe në......

Universiteti i Tiranës drejt ndërkombëtarizimit/ Rektori Hoxha: Riorganizim i programeve për vitin 2025–2026
Teksa, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar që programet e studimit janë hapur zyrtarisht, rëndësi të madhe ka krijimi i mekanizmave që mbrojnë......

Kamchatka dhe Unaza e Zjarrit/ Një kujtesë për fuqinë dhe paparashikueshmërinë e Tokës
Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që goditi Kamçatkën e Rusisë, e ka përqendruar edhe një herë vëmendjen në një nga rajonet më të rrezikshme dhe gjeologjikisht......

Britania, përfituese e marrëveshjes BE-SHBA? Diferenca tarifore mund të favorizojë tregtinë britanike me partnerët
Ndërsa liderët botërorë dhe ekonomistët në Evropë po analizojnë marrëveshjen tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, disa ekspertë kanë......

Miratohet metodologjia për subvencionet në ujësjellës/ Për familjet në nevojë kompensim 100% deri në 5 metër kub ujë në muaj
Qeveria ka miratuar një vendim të rëndësishëm për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, i cili synon mbështetjen financiare të familjeve në nevojë dhe......

Itali, kriza demografike “paralizon” ekonominë/ Popullsia në moshë pune do të tkurret me mbi 20% në 25 vjet
Agjencia kombëtare e statistikave Istat tha se popullsia në moshë pune e Italisë pritet të tkurret me më shumë se një të pestën gjatë 25 viteve të ardhshme,......

Premtimi 750 miliardë USD i BE/ A mund të blejë blloku më shumë energji amerikane?
Bashkimi Evropian ka premtuar të blejë çdo vit furnizime energjetike me vlerë 250 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë naftën, gazin......

Heqja e tarifave tregtare me SHBA/ Mullaj: Koha për veprim të përbashkët
Në një periudhë ku marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare po riformësohen nga dinamika të reja gjeopolitike dhe tregtare, Shqipëria ka një mundësi reale për të......