Heqja e tarifave tregtare me SHBA/ Mullaj: Koha për veprim të përbashkët
Në një periudhë ku marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare po riformësohen nga dinamika të reja gjeopolitike dhe tregtare, Shqipëria ka një mundësi reale për të forcuar pozicionin e saj si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rritja e ndjeshme e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe afrimi i qëndrimeve politike dhe ekonomike e bëjnë këtë moment veçanërisht të favorshëm për të hedhur hapa konkretë drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik.
Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj theksoi se bashkëpunimi midis sektorëve publik dhe privat është themelor për të krijuar ura konkrete mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm ekonomik nuk mund të arrihet në mënyrë të njëanshme. Bashkëpunimi midis sektorëve publik dhe privat është themelor për të krijuar ura konkrete mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Besoj fort se rruga drejt një partneriteti të qëndrueshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk është një rrugëtim që mund të përshkohet vetëm. Kjo është një strategji që kërkon përfshirjen dhe angazhimin e shumë aktorëve privatë, publikë, institucionalë dhe njerëzorë. Për mua, bashkëpunimi publik privat është baza. Kam parë që iniciativat e përbashkëta si misionet tregtare apo forumet sektoriale nuk janë thjesht ngjarje ato janë ura reale që forcojnë lidhjet dhe bëjnë të dukshme kapacitetet tona eksportuese. Në to, jo vetëm që prezantojmë produktet tona, por tregojmë edhe vizionin tonë për të qenë një partner serioz dhe i besueshëm,” u shpreh Mullaj.
Mullaj theksoi se për të pasur ndikim të vërtetë në vendimmarrje, duhet të flasim me gjuhën e fakteve dhe të dhënave.
“Si një organizatë biznesi që mbështetet fort në avokim, ne e dimë vlerën e fakteve dhe argumenteve për të qenë të suksesshëm dhe bindës. AmCham dhe institucionet qeveritare duhet të përdorin projeksione të qarta statistikore për të dëshmuar se marrëdhënia jonë tregtare me SHBA-në nuk është kalimtare ajo ka një ndikim real në ekonominë shqiptare, ruan vende pune dhe fuqizon industritë tona më jetike. Këto janë argumente që vlejnë dhe që mund të çojnë përpara lobimin për uljen e tarifave. Dhe këtu hyn në lojë zëri i fortë i sektorit privat. Përfaqësuesit e sektorëve si industria e hekurit, çelikut, kromit apo edhe ajo e bimëve medicinale duhet të marrin rolin e tyre si zëdhënës të interesave të tyre. Ata janë në vijën e parë, ata e njohin terrenin, dhe lobimi që vjen nga përvoja direkte është shumë më bindës,” theksoi ai.
Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë sqaroi se, përveç angazhimit të sektorëve ekonomikë, diplomacia luan një rol të pazëvendësueshëm, së bashku me diasporën.
“Një aktor i rëndësishëm dhe influencial në këtë proces është edhe diaspora shqiptare në Amerikë. Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje janë një urë e fuqishme komunikimi dhe ndikimi. Shumë prej tyre janë sipërmarrës të suksesshëm që jo vetëm mund të investojnë në Shqipëri, por edhe të promovojnë produktet dhe potencialin tonë ekonomik në tregun amerikan. Ata janë dëshmia më e gjallë e lidhjeve tona natyrore me SHBA-në.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, diplomacia. Qeveria shqiptare ka një rol thelbësor në këtë strategji. Ajo duhet të angazhohet drejtpërdrejt me homologët amerikanë, duke e paraqitur Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Vetëm përmes një angazhimi të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm mund të ndërtojmë një marrëdhënie tregtare që përfiton nga kushte preferenciale dhe që sjell zhvillim afatgjatë,” sqaroi Mullaj.

Nuk ndalet rënia e euros/ U këmbye me 97 lekë gjatë gjithë korrikut, në nivelet më të ulëta historike
Euro është zhvlerësuar në mënyrë të frikshme kundrejt lekut gjatë muajit korrik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, 1 euro u këmbye me 97.42 lekë në datën 25......

Cilat janë rezultatet e kontrolleve ushqimore? Qytetarët: Duhen bërë më shpesh, jemi më të sigurt
Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Ministria e Bujqësisë, po vijojnë aksionet mbi formalizimin e tregut të produkteve......

A ka shpresë për rritjen e euros? Tafa: Duhet të përdoret më tepër politika monetare për zbutjen e kursit të këmbimit
Kursi i këmbimit euro-lek ka arritur në nivelet më të ulëta historike gjatë muajit korrik, ku 1 euro është këmbyer me përafërsisht 97 lekë. Por çfarë po......

Moda e plazhit 2025 në QTU/ Ulje deri në -70%, aksesorët që po bëjnë namin këtë verë
Temperaturat që rriten çdo ditë kanë sjellë momentin ideal për të rifreskuar garderobën tuaj të plazhit. Dhe destinacioni më i kërkuar për këtë është......

Reshjet e shiut shuajnë zjarret/ Dy vatra janë ende aktive, 4 në monitorim dhe 46 janë shuar
Reshjet e shiut që kanë nisur në orët e para të së martës kanë ndikuar ndjeshëm në shuarjen e pjesës më të madhe të zjarreve në Shqipëri. Referuar të dhënave......

Shqipëria mikpret 18 të huaj çdo minutë! Bota po zbulon vendin tonë. Interes i lartë nga Izraeli, Egjipti dhe Kina
Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 4.76 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 4.8% krahasuar me vitin paraardhës. Ky......

Femrat punojnë më shumë me kohë të pjesshme/ Grupmosha e re dhe pensionistët e preferojnë më shumë
Të punuarit është një nevojë thelbësore për çdo qytetar, pasi përmes tij sigurojmë të ardhurat që na duhen për të përballuar shpenzimet dhe kostot e jetesës.......

“Reformohet” ligji për produktet jo-ushqimore/ Drafti në Konsultime Publike, në përputhje me rregullat e BE-së
Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet Publike është......