Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusinë lindore/ Paralajmërime për cunami në Alaskë dhe Japoni
Tërmeti me magnitudë 8.8 që tronditi Rusinë verilindore të mërkurën, nxiti paralajmërime për cunami në shtetet amerikane të Alaskës dhe Hauait, si dhe në Japoni.
U raportuan dëme dhe nisën evakuimet në Gadishullin Kamchatka të Rusisë, që ishte epiqendra e tërmetit. Një cunami deri në 4 metra u raportua në disa pjesë të rajonit.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor paralajmëroi se valë 1 deri në 3 metra mbi nivelin e baticës mund të ngrihen në disa zona bregdetare të Hauait, Kilit, Japonisë dhe Ishujve Solomon. Në disa zona bregdetare të Rusisë dhe Ekuadorit, mund të ketë valë më shumë se 3 metra.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami në bregdetin e Paqësorit dhe deklaroi se valë deri në 3 metra mund të arrijnë bregdetin e Japonisë veriore.
"Duhet të merren masa urgjente për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe pronës", thuhej në paralajmërim. Valët e para priteshin të martën rreth orës 7 të mbrëmjes sipas orës lokale. Qendra Kombëtare e Paralajmërimit për Cunami me seli në Alaskë lëshoi një paralajmërim për cunami në disa pjesë të Ishujve Aleutianë të Alaskës, ndërsa pjesë të Bregut Perëndimor, duke përfshirë Kaliforninë, Oregonin, Uashingtonin dhe Hauain, ishin gjithashtu në rrezik.
Në fillim të korrikut, pesë tërmete të forta u regjistruan pranë Kamchatka, ku më i forti kishte një magnitudë prej 7.4 ballësh. Tërmeti më i madh ishte 20 kilometra i thellë dhe ndodhi 144 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamçatsky, që ka një popullsi prej 180,000 banorësh.
Një tërmet me magnitudë 9.0 ballë në Kamchatka më 4 nëntor 1952 shkaktoi valë 9.1 metrash në Hauai, duke shkaktuar dëme, por jo viktima.

Universiteti i Tiranës drejt ndërkombëtarizimit/ Rektori Hoxha: Riorganizim i programeve për vitin 2025–2026
Teksa, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar që programet e studimit janë hapur zyrtarisht, rëndësi të madhe ka krijimi i mekanizmave që mbrojnë......

Kamchatka dhe Unaza e Zjarrit/ Një kujtesë për fuqinë dhe paparashikueshmërinë e Tokës
Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që goditi Kamçatkën e Rusisë, e ka përqendruar edhe një herë vëmendjen në një nga rajonet më të rrezikshme dhe gjeologjikisht......

Britania, përfituese e marrëveshjes BE-SHBA? Diferenca tarifore mund të favorizojë tregtinë britanike me partnerët
Ndërsa liderët botërorë dhe ekonomistët në Evropë po analizojnë marrëveshjen tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, disa ekspertë kanë......

Miratohet metodologjia për subvencionet në ujësjellës/ Për familjet në nevojë kompensim 100% deri në 5 metër kub ujë në muaj
Qeveria ka miratuar një vendim të rëndësishëm për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, i cili synon mbështetjen financiare të familjeve në nevojë dhe......

Itali, kriza demografike “paralizon” ekonominë/ Popullsia në moshë pune do të tkurret me mbi 20% në 25 vjet
Agjencia kombëtare e statistikave Istat tha se popullsia në moshë pune e Italisë pritet të tkurret me më shumë se një të pestën gjatë 25 viteve të ardhshme,......

Premtimi 750 miliardë USD i BE/ A mund të blejë blloku më shumë energji amerikane?
Bashkimi Evropian ka premtuar të blejë çdo vit furnizime energjetike me vlerë 250 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë naftën, gazin......

Heqja e tarifave tregtare me SHBA/ Mullaj: Koha për veprim të përbashkët
Në një periudhë ku marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare po riformësohen nga dinamika të reja gjeopolitike dhe tregtare, Shqipëria ka një mundësi reale për të......

Nuk ndalet rënia e euros/ U këmbye me 97 lekë gjatë gjithë korrikut, në nivelet më të ulëta historike
Euro është zhvlerësuar në mënyrë të frikshme kundrejt lekut gjatë muajit korrik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, 1 euro u këmbye me 97.42 lekë në datën 25......