Universiteti i Tiranës drejt ndërkombëtarizimit/ Rektori Hoxha: Riorganizim i programeve për vitin 2025–2026
Teksa, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar që programet e studimit janë hapur zyrtarisht, rëndësi të madhe ka krijimi i mekanizmave që mbrojnë rrezikun e mbylljes së degëve që janë më pak të preferuara.
“Ka disa mekanizma që po përdoren siç janë konsiderimi i një pjese të tyre si programe me interes kombëtar dhe që mbështeten nga qeveria me pagën minimale. Por edhe këtu studentët nuk duan që të jenë të lidhur pazgjidhshmërisht, sepse thonë, po mbaroj studimet dhe jam i lirë, kurse kjo lloj mbështetje është që ata të punojnë në treg, pasi dalin dhe që është një lloj pengese për të qenë të lirë, për të zgjedhur një tjetër vend pune në vitet e para. Ajo që është e rëndësishme për ne, është që ne t’u ofrojmë atyre studime sa më cilësore dhe kushte sa më të mira, por zgjedhja e programeve të studimit është zgjedhje jete,”- u shpreh Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.
Në ato programe që ka më pak studentë, janë aplikuar rioganizime të kurrikulave, kryesisht në shkencat ekzakte. Rektori Hoxha theksoi që edhe këtë vit do të aplikohen përsëri përshtatjet e programeve.
“Ne kemi përmirësuar programet tona të studimit, i kemi bërë ato më aplikative, më të përshtatshme për studentët sipas llojit të programit, dhe i kemi bërë më interaktive dhe faktori ndërkomëtarizimit dhe i shkëmbimit të studentëve tanë, me studentët e rrjeteve ku ne jemi, e aleancës sot që do jetë massive kjo lëvizje, sidomos në këto programe që sot vuajnë, që janë shkencat e natyrës,do bëjë të mundur që duke ecur paralel me përmirëismin e programeve që ne vazhdojmë në mënyrë periodike, dhe të gjitha këto bashkë me riorganizimet tona të brendshme, janë një ofertë më e mirë akademike që Universiteti i Tiranës i jep studentëve të vitit 2025-2026, si një vit sfidash për të gjithë arsimin e lartë por në veçanti për universitetin që mban barrën e arsimit të lartë në vend,”-sqaroi Hoxha.
Rektori i Universitetit të Tiranës, theksoi se e ardhmja e arsimit të lartë në Europë dhe botë, janë aleancat mes universiteteve ndërkombëtare, ndërsa e konsideron si një zhvillim thelbësor për universitetet.

Kamchatka dhe Unaza e Zjarrit/ Një kujtesë për fuqinë dhe paparashikueshmërinë e Tokës
Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që goditi Kamçatkën e Rusisë, e ka përqendruar edhe një herë vëmendjen në një nga rajonet më të rrezikshme dhe gjeologjikisht......

Britania, përfituese e marrëveshjes BE-SHBA? Diferenca tarifore mund të favorizojë tregtinë britanike me partnerët
Ndërsa liderët botërorë dhe ekonomistët në Evropë po analizojnë marrëveshjen tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, disa ekspertë kanë......

Miratohet metodologjia për subvencionet në ujësjellës/ Për familjet në nevojë kompensim 100% deri në 5 metër kub ujë në muaj
Qeveria ka miratuar një vendim të rëndësishëm për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, i cili synon mbështetjen financiare të familjeve në nevojë dhe......

Itali, kriza demografike “paralizon” ekonominë/ Popullsia në moshë pune do të tkurret me mbi 20% në 25 vjet
Agjencia kombëtare e statistikave Istat tha se popullsia në moshë pune e Italisë pritet të tkurret me më shumë se një të pestën gjatë 25 viteve të ardhshme,......

Premtimi 750 miliardë USD i BE/ A mund të blejë blloku më shumë energji amerikane?
Bashkimi Evropian ka premtuar të blejë çdo vit furnizime energjetike me vlerë 250 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë naftën, gazin......

Heqja e tarifave tregtare me SHBA/ Mullaj: Koha për veprim të përbashkët
Në një periudhë ku marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare po riformësohen nga dinamika të reja gjeopolitike dhe tregtare, Shqipëria ka një mundësi reale për të......

Nuk ndalet rënia e euros/ U këmbye me 97 lekë gjatë gjithë korrikut, në nivelet më të ulëta historike
Euro është zhvlerësuar në mënyrë të frikshme kundrejt lekut gjatë muajit korrik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, 1 euro u këmbye me 97.42 lekë në datën 25......

Cilat janë rezultatet e kontrolleve ushqimore? Qytetarët: Duhen bërë më shpesh, jemi më të sigurt
Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Ministria e Bujqësisë, po vijojnë aksionet mbi formalizimin e tregut të produkteve......